BallinaKronikeE RËNDË! Familjarët gjejnë të pajetë 29-vjeçaren në oborrin e shtëpisë

E RËNDË! Familjarët gjejnë të pajetë 29-vjeçaren në oborrin e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës mëngjesin e kësaj të premte, ku një 29-vjeçare ka ndërruar jetë.

Policia ka njoftuar se e reja është gjetur nga familja pa shenja jete në oborrin e shtëpisë. Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasja me inicialet S. H., ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike.

Bëhet e ditur se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë Durrës:

Rreth orës 07:30, në lagjen nr. 14, Durrës, është gjetur nga familjarët, në oborrin e shtëpisë, pa shenja jete, shtetasja S. H., 29 vjeçe, e cila dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular