BallinaAktualitetKrijimi Qendrës së Solidaritetit nga “Fundjave Ndryshe”, Presidenti i “Brunes” Geront Çela:...

Krijimi Qendrës së Solidaritetit nga “Fundjave Ndryshe”, Presidenti i “Brunes” Geront Çela: Si e diskutova idenë me Arbër Hajdarin

Para dy javës në një mbrëmje festive është inauguruar çelja e fazës së parë të Qendrës së Solidariteti “Fundjavë Ndryshe” e drejtuar nga Arbër Hajdari. Personalitete të jetës publike, donatorë, bamirës, ambasadorë, përfaqësues të komuniteteve fetare miq e të ftuar si dhe qindra vullnetare u bënë bashkë në qendrën më të madhe multifunksionale për njerëzit në nevojë në Shqipëri e cila ka në fokus jo vetëm ndihmën emergjente por edhe edukimin.
Njëri prej donatorëve që di të mbështes nisma të tilla dhe bashkëpunëtor i përhershëm i “Fundjavw Ndryshe” Presidenti i Brunes, Geront Çela flet për idenë që pati vet për krijimin e një fondacioni dhe që pas komunikimin me Arbër Hajdarin ai arriti që t’i bashkëngjitej “Fundjave Ndryshe” për të realizuar aty qëllimin që ka dhe dëshirën për të ndihmuar.
“Arbër Hajdarin dhe Fundjavë Ndryshe i kishim si klientë kur një ditë e takoj personalisht Abërin tek holli i kompanisë dhe po bisedonin secili për punët tona. I them që kam qejf të hap një Fondacion dhe po e mendoj. Arbiri më tha që të hapësh një fondacon është gjë e mire, por nuk është e thjesht sepse do një impenjim, do staf, është si të krijosh një kompani më vete. Ai më tha që këtë mission mund ta kryesh përmes nesh, Fundjavë Ndryshe dhe e ke realizuar ëndërrën që do. E kështu nisi bashkëpunimi dhe do të bazhdojë me Fundjavë NdrysheQë në nisje të aktivitetit të Fundjavës Ndryshe, Brunes ka qenë ndër partnerët kryesorë në rastet që Fundjava Ndryshe ka trajtuar po ashtu dhe në krijimin e Qendrës së Solidaritetit.  Ndoshta kontributi ynë nuk i zgjidh të gjitha rastet dhe problematikat, por ne jemi të lumtur të përmirësojmë sadopak jetesën dikujt. Ndaj me bindje të plotë, do të jemi gjithmonë në mbështetje të Fundjavës Ndryshe në mënyrë që ky mision human të vazhdojë. #brunes #fundjavendryshe”- thotë Presidenti i Brunes Geront Çela.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular