BallinaAktualitetShqiptarët në Angli kapin shifra rekord, lënë pas edhe afrikanët! Ja si...

Shqiptarët në Angli kapin shifra rekord, lënë pas edhe afrikanët! Ja si arrihet deportimi drejt Britanisë së Madhe

Shqiptarët që kalojnë ilegalisht për në Britaninë e Madhe, po shfrytëzojnë ligjet e këtij vendi për të shmangur deportimin për në Shqipëri.

Shifrat e shqiptarëve që pretendojnë se janë viktima të trafikimit kanë arritur majat. Të dhënat zyrtare tregojnë se shqiptarët pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne ose trafikimit, duke tejkaluar shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar.

Ata përbëjnë më shumë se një të katërtën (27 për qind) të rekordit prej 4,171 viktimave të mundshme të skllavërisë moderne, të referuara në Zyrën e Brendshme në tremujorin e dytë të këtij viti sipas legjislacionit të sjellë nga Theresa May. 1,130 shqiptarë që pretendojnë se janë viktima të trafikimit ose skllavërisë tejkalojnë edhe atë të Britanisë së Madhe me 1,013 ose 24 për qind të totalit. Të tretët ishin emigrantët nga Eritrea, një shifër dukshëm më e ulët, në 293, ose shtatë për qind. Shifrat vijnë vetëm disa ditë pasi u konstatua se në 10 emigrantë që kalonin kufirin anglez, katër prej tyre ishin shqiptarë, edhe pse vendi nuk është në luftë, transmetojnë mediat britanike.

EKSPERTËT BRITANIKË

Ekspertët e Forcave Kufitare theksojnë se shqiptarët pretendojnë se janë viktima të trafikimit në mënyrë që të kërkojnë azil në Britaninë e Madhe. Zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) thonë se përpjekjet e tyre për të çmontuar fermat e kanabisit të drejtuara nga bandat shqiptare në Britaninë e Madhe kanë konstatuar raste të shumta të punëtorëve që pretendojnë se janë viktima të shfrytëzimit për të shmangur ndjekjen penale dhe dëbimin.

Priti Patel, Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, po rishikon me urgjencë legjislacionin kundër skllavërisë moderne për të mbyllur boshllëkun që po shfrytëzohet nga shqiptarët dhe emigrantët e tjerë si një mënyrë për të qëndruar në Britani, shkruajnë mediat britanike. Tony Smith, ish-drejtor i përgjithshëm i Forcave Kufitare, tha se “Varkat e vogla janë vetëm një mënyrë tjetër se si shqiptarët hyjnë në Britani.

Ata e dinë se nuk mund të marrin viza ose të kalojnë oficerët e Forcave Kufitare, por nëse mund të arrijnë në Britani dhe të regjistrojnë këto pretendime për trafikim, ata shfrytëzojnë zbrazëtirën në sistem. Ata e dinë se nuk mund të kërkojnë azil, por po përdorin këtë marifet se janë trafikuar. Është një tjetër pengesë për heqjen që do të thotë se ata nuk mund të kthehen menjëherë në Shqipëri”. Bandat shqiptare janë zhvendosur në sektorin e kanabisit sepse është me rrezik shumë herë më të ulët dhe ka një fitim të lartë për shkak të rritjes së kërkesës, ku vetëm vitin e kaluar britanikët konsuamuan 240 tonë drogë, me vlerë 2.4 miliardë paund.

SHQIPTARËT

Prej më shumë se dhjetë ditësh, Britania ka kthyer në kryefjalë të saj çështjen e shqiptarëve, të cilët kalojnë La Manshin për të mbërritur në tokën e tyre. Ata i konsiderojnë kriminelë shtetasit nga Shqipëria që mbërrijnë atje me mjete të ndryshme shpesh duke rrezikuar edhe jetën. Por shqiptarët kohëve të fundit kanë shfrytëzuar pikërisht uljen e çmimeve dhe hyrjen lehtësisht në komunikim me organizatorët e trafikut për të kaluar Francën në drejtim të Anglisë. Tashmë, përveç faktit se anglezët pretendojnë se shqiptarët duhet të dërgohen në Ruanda, ata i mëshojnë faktit se grupet më të mëdha kriminale që merren me trafikimin janë shtetas shqiptarë që jetojnë e punojnë në Europë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular