BallinaKryesore11 fotot/“Quku i Valbonës”, bujtina pionere e turizmit, aty ku gjen rehatinë,...

11 fotot/“Quku i Valbonës”, bujtina pionere e turizmit, aty ku gjen rehatinë, qetësinë dhe mikpritjen tradicionale të Tropojës

Valbona është një ndër bukuritë shqiptare që në jetë duhet vizituar nga çdokush, të paktën një herë. Ndryshe nga një dekadë më parë, kur nisën të ngrihen bujtinat e para me standarte, sepse turizmi ofrohej në ambiente të shtëpive të hapura për turistë dhe miqtë apo dhe hostele me kapacitete të vogla, tashmë mundësitë akomoduese janë rritur mjaftueshëm për të përballuar fluksin në rritje të turistëve nga viti në vit. Ndryshe nga të tjerë operatorë turistikë që synojnë të shtojnë masivisht kapacitetet, të bëjnë hotele luksi, rasti me një prej bujtinave që gjendet në luginën e Valbonës është krejt tjetër.
Janë vellëzërit Selimaj, të cilët absolutisht mund të konsiderohen si pionerët të turizmit në Valbonë, sepse kanë qenë ndër të parët që kanë guxuar dhe besuar në të ardhmen e projektit të tyre duke hedhur kursimet për të investuar, ngritur dhe zhvilluar biznesin në funksion të turizmit malor.
Në kohën kur ata kanë guxuar duke u kthyer pas në kohë dhe ditur rrethanat, ishte e vështirë sepse mungonte infrastruktura si dhe numri i turistëve ishte i paktë. Por kush guxon, fiton. Kështu ka ndodhur me vëllezërit Selimaj (Alfredin, Skënderin dhe Lirimin), të cilët sot pa frikë konsiderohen si histori suksesi sa i përket asaj që kanë arritur, duke qenë pronarë të një restoranti të ngritur (restorant “Rilindja”), shumë vite më parë, si dhe më pas një hosteli dhe më vonë të bujtine model, ku sot gjen frekuentim të turistëve jo vetëm të turistëve vendas, kryesisht familjarë dhe çiftesh, por thuajse gjatë gjithë vitit është e pushtuar nga të huajt. Në bujtinë, sipas Skënderit që i pret me një anglishte që e flet mirë, turistë besnikë janë të huajt të cilët duan qetësinë kur mbërrijnë në mbrëmje pasi gjatë ditës janë për hiking. Turistët e huaj  janë nga Gjermania, Anglia, Izraeli, Hollanda apo dhe Italia si dhe familjarët dhe çiftet të cilët nuk kërkojnë të lëvizin, por duan të shijojnë qetësinë dhe bukurinë e luginës së Valbonës dhe asaj çfarë ofron bujtina “Quku i Valbonës” përrreth.


Bujtina “Quku i Valbonës”, është vendi ku gjen rehatinë, qetësinë dhe mikëpritjen trandicionale të Tropojës, të malësorëve ku turistin e presin dhe e përcjellin si mik. Pse e them që kjo bujtinë është vendi ku duhet të kaloni disa ditë nëse doni të relaksoheni? Arsyet janë të thjeshta! Aty do të gjeni se pari një ambient komod në bujtinë dhe hapësirë së konsiderueshme përrreth saj që ofron, por dhe pastërtinë, ushqimin bio, pa harruar shërbimin e ndërthurur me mikëpritjen malsore që ofrohen nga familjarët e punësuar tek fytyrat e të cilëve sheh vetëm buzëqeshje. Eshtë pikërisht ky qëllimi, pse pionerët e parë të turizmit malor, vëllezërit Selimaj nuk kanë nxituar për të pasur masivitet në akomodim duke rritur kapacitetet mbi mundësitë për të ofruar shërbim dinjiroz, sepse qëllim të vetin dhe angazhim kanë faktin që turistët e akomoduar të largohen të kënaqur. Personalisht e kam konstatuar këtë fakt prej ditës së mbërritjes deri sa u largohem nga qëndrimi im në këtë bujtinë. Pas një telefonate me Alfredin një ditë më parë për të sqaruar detajet, kur mbërrita tek bujtina “Quku i Valbonës” ishte i vëllai Skënderi i cili qëndronte gjithë kohën në këmbë që të kujdesej maksimalisht ndaj gjithsecilit me mirësjelljen që e karakterizonte.
“Qëllimi ynë është që të gjithë të mbeten të kënaqur. Ne ecim me parimin; “shtri këmbët sa ke jorganin”, pranojmë të akomodojmë aq sa mund të iu gjendemi si duhet që të largohen me dëshirën për tu kthyer sërish tek ne!”- thotë Skënder Selimaj nga nga bashkëpronarët e bujtinës.
Historia/Si u ngritën restorant “Rilindja”, hosteli dhe bujtina “Quku i Valbonës” nga vëllezërit Selimaj.
Kur themi që vëllezërit Selimaj dhe bujtina e tyre “Quku i Valbonës” së bashku me restorantin “Rilindja” janë pionierë të turizmit malor shqiptar, dimë historinë e investimit të tyre dhe punës kolosale qe kanë bërë, kemi parasysh faktin që ata guxuan të investojnë në vendlindje në një kohë të vështirë ku gjërat ishin të paqarta. Ishin vitet 2004-2005 kur vëllezërit të organizuar mësë miri që dikush të punonte për të siguruar të ardhura nga emigracioni, të tjerë për t’u përkujdesur për familjen dhe investimin që do të ngrihej në Valbonë, mundësuan që ta ia nisnin pa iu derdhur qerpiku për të mbërritur në këtë ditë të suksesit. E fillimisht puna vazhdoi me ngritjen e restorantit “Rilindja” nga fund i vitit 2004 dhe më pas në fillim të 2006 do të mundësonin që të akomodonin turistë pranë shtëpisë duke mundësuar fillimisht ngritjen e një hosteli! Numri i turistëve ishte i paktë, por kjo nuk i dekurajonte aspak vellëzërit Selimaj të vazhdoni të ecnin përpara, jo vetëm në kërkim të turistëve, por dhe rritjes së kapaciteteve akomoduse për ta. Skënderi tregon për kontaktet që kanë pasur me Tiranë me Ilir Hysën një hotelier i cili rekomandonte turistë për Valbonë dhe konkretisht për në bujtinën e tyre si dhe merrte këshilla prej tij. Media edhe pse herët ka dhënë një kontribut për Valbonën dhe konkretisht bujtinën e vëllezërve Selimaj. “Gazetari Ilir Mati vinte me skiatorë në Valbonë dhe akomodoheshin të hosteli ynë, por më vonë patën kontakte më djalin e Ilir Matit i cili hapi agjenci turistike ku patëm bashkëpunim të mirë” – thotë Skënder Selimaj. Pas vitit 2009 lindi nevoja që të rriteshin kapacitete akomoduese duke qenë se vëllezërit Semilaj ishin ndër të pakttët që ofronin turizëm malor në Valbonë. Ndaj për Alfredin, Skënderin dhe Lirimin të tjera sfida i prisnin. Secili prej tyre jepte kontributin konkret për të qenë pararojë në zhvillimin e kapacitetev akomoduese turistike në Valbonë. Ishte Alfredi i cili u kthyer së pari nga emigracioni në vitin 2004 për të ngritur restorant “Rilindja” e për të qenë pranë familjes siç është zakoni ndër malësi që një prej djemëve do të qëndronte pranë familjarëve. Skënderi do të kthehej disa vite më vonë nga Anglia në vitin 2011 nga ku 3 vëllezërit do të konsolidonin biznesin e tyre duke mundësuar ngritjen e bujtinës “Quku i Valbonës” dhe u punësuar familiarisht që të gjithë aty, madje punësuar dhe banorë të zonës dhe ndikuar kështu në zbutjen e problemeve sociale!.
Në bujtinën “Quku i Valbonës” sot mund të akomodohen 32 persona dhe në hostelin ngjitur që është funksional edhe 16 të tjerë. Tek “Quku i Valbonës” të bien në sy numri i konsiderueshëm i të huajve që gjenden në të. Ata jo vetëm vijnë dhe janë besnik të qëndrimit të tyre në këtë bujtinë kur shkelin në Valbonë, por dhe rekomandojnë dhe të tjerë që të vijnë! Komoditeti që të ofron kjo bujtinë e gjendur mes alpesh ka bërë që mjaft prej turistëve teksa bisedojnë me njëri-tjetrin të thonë: – “Nëse nuk ke parë Qukun, nuk ke parë Valbonën”. Të punësuar familarisht tashmë në biznesin e tyre edhe me kthimin e Lirimit nga Zvicra, vëllezërit Selimaj përpiqen të japin më të mirën për mysafirët e tyre të cilët i konsiderojnë të tillë pasi vërtet i trajtojnë si miq. Pas dore nuk lënë as shkollimin e fëmijëve të tyre për të qenë të denjë në jetë të cilët i cojnë deri në Bajram Curri me qëllim që të marrin më të mirën në bankat e shkollës. Një problem sa i përket sezonit të turizmit për banorët e Valbonës është shkëputja e energjisë elektrike në orare të caktuara ndaj apeli i tyre është që kjo të zgjidhet sidomos kur në zonë janë dhe ndërtuar hidrocentrale. Ka nisur puna dhe për sistemimin e ujrave të zeza e cila duhet të përfundojë në të gjithë zonën. Mina HYSA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular