BallinaSocialeÇfarë po ndodh? “Facebook” në kaos, përdoruesit raportojnë faqe me postime nga...

Çfarë po ndodh? “Facebook” në kaos, përdoruesit raportojnë faqe me postime nga njerëz të dyshimtë

Mijëra përdorues të Facebook-ut kanë raportuar këtë të mërkurë probleme në faqet e tyre kryesore, të cilat nuk i shfaqin postimet e tyre të rregullta

Kjo situatë është vërejtur edhe në Down Detector, i cili ka regjistruar problemet e para rreth orës 7 të mëngjesit. Shumica e problemeve janë regjistruar në aplikacion (73 për qind), ndërsa në 23 për qind të rasteve është shënuar problem në faqen e internetit dhe 4 për qind gjatë hyrjes.

Përdoruesit e Twitter kanë përmendur tashmë se kanë të njëjtin problem – faqja kryesore nuk tregon postimet e ndjekësve të tyre, por postimet që postohen nga njerëz të panjohur në faqet e personazheve të famshëm si Eminem, Taylor Swift dhe të tjerë, raporton TCH.

“A e ka kontrolluar dikush Facebook-un e tyre? Më duket se dikush do të pushohet nga puna”, kanë shkruar përdoruesit në Twitter.

Facebook ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar, kështu që shkaku i këtij problemi nuk dihet ende.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular