BallinaKryesoreDel lista e fituesve në Universitete 2022: Ja si të kontrolloni emrin...

Del lista e fituesve në Universitete 2022: Ja si të kontrolloni emrin tuaj deri në 29 gusht

Nga dita e sotme deri në datë 29 gusht 2022 të gjitha universitetet në vend publikojnë listat e maturanteve fitues.

Maturantët fitues mund t’i kontrollojnë rezultatet e tyre dhe degën që kanë fituar në kohe reale, sapo publikohen nga universitetet.

Ata mjaftojnë që të futen në portalin studentor ku janë të afishuara të gjithë rezultatet për universitetet në Shqipëri.

Pas përfundimit të provimeve të Maturës, të gjithë maturantët kanë aplikuar me 10 preferencat e tyre pranë portalit U-Albania, duke i bërë këta të fundit konkurrues për kuotat e alokuara në programet e studimit pranë universiteteve shqiptare.

Listat e fituesve janë listat iniciale të të gjithë maturantëve aplikantë në programe të ndryshme studimi në universitetet tona, që janë shpallur fitues në këto programe.

Zakonisht, në këto lista shpallen fitues vetëm maturantët që kanë një mesatare më të lartë se 9.5, kështu që rrjedhimisht ju mund të jeni shumë poshtë listës, por me kalimin e fazave mund të shpalleni fitues.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular