BallinaIntervistaNga vdekja e Maradonës te favoritët për Botërorin, rrëfehet Mateus: Mesi le...

Nga vdekja e Maradonës te favoritët për Botërorin, rrëfehet Mateus: Mesi le të ma thyejë rekordin

Në 1986 ndërroi fanellën me Maradonën me të cilin u bë mik ndër vite, teksa dje ishte i pranishëm në nderimin që iu bë legjendës në Ambasadën e Argjentinës. Që nga ajo kohë Lotar Mateus luajti në pesë botërorë duke vendosur një rekord prej 25 prezencash në turneun maksimal të futbollit. Gjermani, i gjendur në Spanjë ka dhënë ehe një intervistë për “Marça”.

Si e morët vesh për vdekjen e Diegos?

Nuk mund ta besoja. E pashë në lajme dhe u trondita. Pas disa orësh e mora veten. Ai ishte vetëm disa muaj më i madh se unë dhe vdiq shumë i ri. Një tronditje.

Ju keni 25 ndeshje në Kupat e botës dhe Mesi 19. Mendoni se Leo do t’ju parakalojë në Katar? (Do ta bënte vetëm nëse arrin në finalen ose sfidën për vendin e tretë e të katërt).

Më pëlqen rekordi im dhe është tashmë ka 24 vite që eksiton. Por nëse Leo ia del mbanë, do të jem i pari që do ta përgëzoj. Unë kam qenë tifoz i Maradonës dhe jam tifoz i Mesit, veçanërisht për shkak të asaj që ai bërë te Barça. Në Paris, për momentin, nuk është i njëjti, por ndoshta në Katar, me afrimin e fundit të karrierës së tij, mund të rikthejë në Argjentinë atë që i dha Maradona në vitin 1986.

E shihni Gjermaninë favorite për atë Botëror?

Po, por ashtu si Argjentina, Spanja, Franca…janë gjashtë apo shtatë kandidatë. Edhe Brazili, sigurisht. Duhet të shikosh të gjithë skuadrën, jo vetëm titullarët. Gjithmonë ka surpriza. Dhe kjo do të jetë një Kupë e veçantë, me lojtarët në formë të mirë, më mirë se në një Kupë Botërore në verë.

Dikur keni thënë se e konsideronit veten mesfushori më i mirë gjerman në histori…

Nuk e kam thënë kurrë këtë. Tani punoj si komentator në TV dhe ju e dini si janë gazetarët (qesh). Ata pëlqejnë të bëjnë batuta. Në fakt, nuk e kam thënë kurrë. Unë kam qenë një lojtar i mirë që kam luajtur për ekipe të mëdha: Bajern, Gladbahu, Inter dhe Gjermania. Nëse dikush thotë se jam më i miri, më mirë… por nuk e them unë.

Cili është mendimi juaj për Toni Krosin?

Ai është një lojtar fantastik. E pashë së fundmi në Helsinki në Superkupën e Europës. Ai po që është mesfushori më i mirë në histori. Nëse shikojmë titujt e tij, ai është numri një. Kampionatet dhe Champions-i me Bajernin; katër Champions me Realin; kampion bote me Gjermaninë… Toni është shumë inteligjent, i saktë dhe gjithmonë e zgjedh mirë lëvizjen. Ai duket sikur ka një radar dhe e di kur të mos jetë i shpejtë në ritmin e vrullshëm të Realit të Madridit. / PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular