BallinaKryesoreStoltenberg thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë: Kurti e Vuçiç t’i zgjidhin...

Stoltenberg thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë: Kurti e Vuçiç t’i zgjidhin çështjet përmes dialogut politik

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kja mirëpritur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për lirinë e lëvizjes mes dy vendeve

Përmes një postimi në Twitter ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç t’i zgjidhin çështjet e pazgjidhura përmes dialogut, duke theksuar se KFOR do të mbetet vigjilent.

”E mirëpres marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë i inkurajoj të dy (presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti) për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura përmes dialogut politik. @NATO_KFOR mbesin vigjilentë”, shkruan Stoltenberg.

Kosova dhe Serbia kanë arritur sot marrëveshje për qarkullim me letërnjoftime në të dyja vendet. Serbia ka vendosur të lejojë kosovarët të udhëtojnë nëpër territorin e saj. Njësoj është dakorduar edhe pala kosovare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular