BallinaKryesore“Kriza mund të kishte shpërthyer nëse…”- Borrell për tensionet Kosovë-Serbi: Besoj se...

“Kriza mund të kishte shpërthyer nëse…”- Borrell për tensionet Kosovë-Serbi: Besoj se është e mundur të zgjidhet çështja e targave

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, ka shprehur  bindjen se është e mundur të zgjidhet problemi i hapur për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Borrell, në një intervistë për shërbimin publik austriak ORF, theksoi se paqja në rajon është shumë e brishtë, por se marrëveshja për lirinë e udhëtimit është një hap pozitiv.

“Ne operojmë në modalitetin e parandalimit të krizave. Kriza mund të kishte shpërthyer më 1 shtator nëse nuk do të kishim arritur një marrëveshje për kalimin e kufijve. Ky është një lajm i mirë”, shpjegoi ai.

Ai ka treguar se çështja për tabelat është ende e hapur. “Jam i bindur se mund ta zgjidhim edhe këtë”, tha Borrell.

Kosova dhe Serbia më 27 gusht kanë arritur marrëveshje për heqjen dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e dy shteteve.

Kjo marrëveshje nënkupton se qytetarët e Serbisë dhe ata të Kosovës, do të mund të kalojnë kufirin me kartat e tyre të identitetit, pa pasur nevojë që të pajisen me një letër shtesë të hyrje-daljes./Kosovapress/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular