BallinaKulture8- vjetori i vdekjes së gjuhëtarit, albanologut, akademikut/Bujar Leskaj: Profesor Shaban Demiraj,...

8- vjetori i vdekjes së gjuhëtarit, albanologut, akademikut/Bujar Leskaj: Profesor Shaban Demiraj, nder, krenari e Vlorës dhe Shqipërisë

Nga Bujar Leskaj
Sot përkujtojmë 8- vjetorin e ndarjes nga jeta të gjuhëtarit, albanologut, akademikut, nderit të Vlorës dhe të gjithë kombit, krenarisë dhe lavdisë intelektuale të qytetit të Vlorës e jo vetëm, profesorit të shquar, akademikut Shaban Demiraj.
Gjuhëtari Shaban Demiraj është njëri prej intelektualëve më të shquar, me të cilët krenohet jo vetëm qyteti i Vlorës, por edhe Shqipëria si dhe shqiptarët në mbarë trojet shqiptare, Kosovë, Maqedoni e më gjerë.
Profesor Shaban Demiraj, i lindur në qytetin e Vlorës në 1 janar 1920 ka qenë kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë gjatë viteve 1993 – 1997.
Profesor Shaban Demiraj ka një karrierë të jashtëzakonshme 60 vjeçare.
Për 27 vjet drejtoi katedrën e gjuhës shqipe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë (1962-1989).
Është themelues i një sërë prej lëndëve të albanistikës dhe albanologjisë me ndikim në shkencën e morfologjisë së shqipes, gramatikës historike të shqipes dhe historisë së shqipes së shkruar.
Profesor Shaban Demiraj ka një vend të nderuar në Panteonin e shkencës gjuhësore shqiptare me një kontribut të jashtëzakonshëm, duke u renditur krahas gjuhëtarëve të shquar shqiptarë, si Eqerem Çabej, Mahir Domi, etj.
Profesor Demiraj ka lënë një prodhimtari të gjerë akademike, letrare e përkthime. Nga viti 1970 e deri sa ndërroi jetë, iu përkushtua gjuhësisë, duke lënë pas një numër të jashtëzakonshëm veprash me vlerë teorike e praktike për njohjen e studimin e gjuhës shqipe.
Profesor Shaban Demiraj është dekoruar nga presidenti Bujar Nishani me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” dhe për veprën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm është nderuar me titullin “Qytetar Nderi i Vlorës”.
Një rrugë në Vlorë mban emrin e tij, por sot ka ardhur koha, madje jemi të vonuar, që jo vetëm në Vlorë, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë të vendoset busti i gjuhëtarit të shquar, akademikut, Nderit të Kombit, Shaban Demiraj!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular