BallinaAktualitetShuhet nje nga kolosët e këngës polifonike himariote/Bujar Leskaj: Mirënjohja popullore, ka...

Shuhet nje nga kolosët e këngës polifonike himariote/Bujar Leskaj: Mirënjohja popullore, ka qenë dhe mbetet shpërblimi më i madh për të

Dhimitër Varfi, njëri nga kolosët e këngës polifonike himariote, sot fluturoi në qiell.
Jetoi për gati një shekull, lindi në vitin 1930.
Dhimitër Varfi renditet dhe vlerësohet si ndër këngëtarët më të shquar të iso- polifonisë së Bregut të gjysmës së dytë të shek. XX, i papërsëritshëm deri më sot.
Ai ishte shpërthyes, heroik dhe epik njëkohësisht dhe me një ritëm e kadencë të brendëshme, që rrallë mund të përsëritet.
Një ndër këngët e arta të repertorit të tij është kënga “Vajzë e valëve”. Grupi i tij polifonik, i cili doli në skenë për here të pare në vitet 1950 përbëhej dhe nga Spiro Dhimaleksi (1935)- kthyes, Llambro Kiço (1935)- hedhës si dhe iso nga Leko Leka (1927), etj.
Karakteri, kultura, shpirti, identiteti, etniteti i padiskutueshëm kombëtar i Bregut, i kësaj kësaj treve shqiptare, nuk mund të pasqyrohej më qartësisht se tek kënga shumëzërëshe e grupit himarjot të Dhimitër Varfit.
Këngët e Dhimitër Varfit janë kaq të përsosura, sa nuk di kë të zgjedhësh, por shekulli që shkoi pati fatin të jetojë e të dëgjojë mrekullinë qiellore “Vajzë e valëve”.
Dhimitër Varfi ishte Artist i Merituar, ndërsa në 24 nëntor 2020 u nderua nga presidenti Meta me medaljen “Kalorës i Urdhërit të Flamurit” me motivacionin: “Me nderim për njërën nga majat e këngës polifonike të Himarës, i shquar për talentin artistik, interpretim e spikatur dhe zërin e veçantë prej tenori, si dhe rolin unik në mbajtjen gjallë, kultivimin dhe përsosmërinë e këngës himarjote.”
Por Dhimitër Varfi u përkiste atyre pak personaliteteve që titujt e medaljet i marrin gjatë gjithë jetës së tyre nga mirënjohja e sinqertë e njerëzve të thjeshtë.
Mirënjohja popullore, ka qenë dhe mbetet shpërblimi më i madh që i është bërë këtij magjepsësi të shpirtit me këngët e tij.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular