BallinaKryesoreXhelal Mziu: Kriza e energjisë elektrike dhe roli i Qeverisë së Rivdekjes!

Xhelal Mziu: Kriza e energjisë elektrike dhe roli i Qeverisë së Rivdekjes!

Nga Xhelal Mziu
Rezerva energjjetike e kaskadës së Drinit bie me shpejtësi 100 MWh vetëm javën e fundit!
Vendi në pragë krize!
Qeveria arsyeja e vetme e krizës! Pse?
Qeveria ka krijuar qëllimisht një sistem menaxhimi katastrofik OST, KESH, OSHEE, etj, ku njëra shet e tjetra blen, në fund një me fitim e dy me humbje!
Qeveria bën korrupsion me energjinë dhe pse në Shqipëri prodhohet më shumë se konsumohet, pothuajse, ne dalim me humbje çdo vit (blejmë shtenjtë dhe shesim lirë, humbim miliona euro dhe brenda ditës nga shit/blerja), nuk jemi futur në bursë si gjithë vendet e tjera!
Qeveria për interes votash ka imponuar një rritje marramendëse të fuqisë punëtore (patronazhistët), trefishim të fondit të pagave dhe miliona euro për kozmetikë femrash, arredim zyrash, blerje makinash apo marrje me qera, humbje energjie, e frikshme krahasuar me investimin dhe huatë e marra nga OSHEE, etj.
Qeveria nuk ka liberalizuar energjinë hidrike, janë me dhjetëra H/C që nuk u jepet leja e punimeve, për të bërë blerje energjie!
Qeveria nuk liberalizon energjinë fotovoltaike apo diellore, kemi potenciale të jashtëzakonshme, por i mban monopol qeveria. Dhe ato biznese që kanë ngritur impiante diellore nuk i paguan shteti për energjinë e tepërt që u merr (nuk bëhet rakordim vjetor, por rakordim mujor), dhe energjia e tepërt merret falas nga shteti, me fjalë të tjera, nuk nxitet biznesi të investojë në këtë sektor!
Qeveria nuk jep leje për prodhimin e energjisë eolike ose nga era, kemi potenciale dhe kërkesa, por si duket do përdorë skemën e investitorëve strategjikë për t’u dhënë pronën dhe garantimin e çmimit të favorizuar për oligarkët pranë qeverisë!
Këto janë disa nga arsyet e Krizës Energjetike në Shqipëri – krijuar nga vetë Qeveria e Rilindjes!
Ulje e ndjeshme e Fierzës në raport me një javë më parë, ku mbi 75% e energjisë që konsumohet sot në vend, prodhohet nga kaskada e lumit Drin, kryesisht H/C Fierza!
𝐒𝐢𝐭𝐮𝐚𝐭𝐚 𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐚𝐬𝐤𝐚𝐝𝐞̈!
Prurjet natyrore në kaskadë janë:
HEC Fierzë 60 m3/s
HEC Koman 20 m3/s
HEC Vau i Dejës 10 m3/s
Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:
Hec Fierzë 271.94 mmnd,
Hec Koman 173.64 mmnd,
Hec Vau Dejës 73.75 mmnd.
Rezerva Energjetike është: 541.6 GWh
Prodhimi ditor: 17, 424MWh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular