BallinaSocialeMungesa e gjumit ju shkakton një problem që nuk do t’ju pëlqejë...

Mungesa e gjumit ju shkakton një problem që nuk do t’ju pëlqejë aspak

Sesa bujarë dhe të gatshëm jeni për të ndihmuar të tjerët, varet dhe nga sa mirë flini gjatë natës, thonë shkencëtarët amerikane

Një studim i ri lidh altruizmin dhe bujarinë me sasinë dhe cilësinë e gjumit si në nivel individual, ashtu edhe në atë shoqëror. Me fjalë të tjera, nëse një shoqëri fle gjithnjë e më pak gjatë natës, ajo gradualisht bëhet më egoiste, sipas hulumtimit të ri.

Në vendet e zhvilluara më shumë se gjysma e njerëzve raportojnë se nuk flenë mjaftueshëm gjatë javës. Mungesa e gjumit është shoqëruar, ndër të tjera, me rritjen e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare, depresion, diabeti, hipertension dhe vdekje të parakohshme në përgjithësi.

Kësaj liste i duhet shtuar ndoshta mungesa e bujarisë, jo vetëm e një njeriu, por e një vendi të tërë.

Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë-Berkeley, të udhëhequr nga neuroshkencëtari Dr. Ettie Ben Simon dhe profesori i psikologjisë Matthew Walker, drejtor i Qendrës për Shkencën e Gjumit Njerëzor dhe autor i bestsellerit ndërkombëtar “Why We Sleep”, i cili bëri botimin përkatës në revista PLoS Biology, tregoi përmes tre eksperimenteve të ndryshme se njerëzit ngurrojnë t’u zgjasin dorën e ndihmës të tjerëve kur një natë më parë kanë pasur gjumë të keq ose të pamjaftueshëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular