BallinaRajoniNis reciprociteti për letërnjoftimet, qytetarët nga Kosova udhëtojnë drejt Serbisë pa dokument...

Nis reciprociteti për letërnjoftimet, qytetarët nga Kosova udhëtojnë drejt Serbisë pa dokument shtesë

Qytetarët nga Kosova të cilët po udhëtojnë në drejtim të Serbisë, janë duke udhëtuar lirshëm pa pasur nevojë për dokumente shtesë, ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ai ka konfirmuar lajmin për udhëtim të lirë në disa pikëkalime kufitare.

“Kishim një veturë që kaloi pa probleme (në Bërnjak ). Do të thotë është ndërprerë lëshimi i fletë hyrje-daljeve nga ana e Serbisë. E njëjta ka ndodhur edhe në Merdar, te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë”, deklaroi Sveçla para gazetarëve.

Ai tha se pos kësaj, do të vazhdohet edhe me iniciativa të tjera, “pa probleme të kalojë edhe çështja e targave ilegale”.

“Jam i bindur se edhe ata (serbët ) do të përfitojnë dhe nuk do të ketë nevojë për kurrfarë marrëveshje. Nuk besoj se do të ketë tensione”.

Zbatimi i vendimit për targa dhe i atij për reciprocitet në dokumente identifikimi ishte paraparë të hynte në fuqi më 1 gusht. Por, ato i kishin pezulluar plumbat e shtënë ndaj policisë në veriun e banuar me serbë disa orë para se të mbërrinte kjo datë, barrikadat e vendosura në rrugët që çojnë në dy pikëkalime kufitare me Serbinë dhe kërcënimet e dhëna në Beograd.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular