BallinaAktualitetBie tavani në një shkollë në Lushnje, deputeti i PD-së: Zoti ruajti...

Bie tavani në një shkollë në Lushnje, deputeti i PD-së: Zoti ruajti fëmijët nga tragjedia!

Deputeti i Partisë Demokratike me anë të disa foto të publikuara në rrjete sociale ka treguar gjendjen e trishtë të shkollës së fshatit Golem, bashkia Lushnje.

Në një nga fotot e publikuara shihet se tavani ka rënë gjatë orëve të para të mëngjesit kur fatmirësisht nuk kishte fëmijë, sipas deputetit të opozitës.

Ndërsa fotot e tjera tregojnë që kollonat dhe trarët e betonit paralajmërojnë një tragjedi më të madhe pasi janë të ceduar.

Sipas Korreshit i kanë dhënë një bojë që t’i maskojnë por vetëm sa kanë mbuluar një katastrofë urbane.

‘Kush ishte inspektori që ka verifikuar sigurinë e strukturës shkollore nga Bashkia Lushnje? Po nga ZA Lushnje ka dënjuar njeri të verifikoje? Zonja ministre jeni lajmëruar ju për këtë katraurë?? A e dini ju se kjo shkolle ka që në vitet ’70 që nuk vihet dorë ??’ pyet deputeti në statusin e tij.

Postimi i plotë i Saimir Korreshit:

Zoti ruajti femijet nga tragjedia!

Pamjet e meposhtme jane te shkolles se fshatit Golem, Bashkia Lushnje.

Tavani ka rene gjate oreve te para te mengjesit kur fatmiresishte nuk kishte femije!

Fotot e tjera tregojne qe kollonat dhe traret e betonit jane duke ceduar dhe paralajmerojne nje tragjedi me te madhe.

I kane dhene nje boje qe ti maskojne por vetem sa kane mbuluar nje katastrofe urbane.

Kush ishte inspektori qe ka verifikuar sigurine e struktures shkollore nga Bashkia Lushnje?

Po nga ZA Lushnje ka denjuar njeri te verifikoje?

Zonja ministre jeni lajmeruar ju per kete katraure?? A e dini ju se kjo shkolle ka qe ne vitet 70 qe nuk vihet dore ??

Ky eshte arsimi juaj si ne Europe??

Turp e faqe e zeze. Por shyqyr qe ka zot e suvate bien naten e jo mbi kokat e femijeve.

Bie tavani në një shkollë në Lushnje, deputeti i PD-së:

Bie tavani në një shkollë në Lushnje, deputeti i PD-së:

Bie tavani në një shkollë në Lushnje, deputeti i PD-së:

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular