BallinaKryesoreKa bllokuar komentet kritike, Rama nis me “konferencat” në rrjetet sociale: Çdo...

Ka bllokuar komentet kritike, Rama nis me “konferencat” në rrjetet sociale: Çdo pyetje e mirëseardhur

Edhe pse shpeshherë kritik me gazetarët dhe i akuzuar nga opozita, shoqëria civile dhe organizata ndërkombëtare si armik i medies së lirë, Rama duket se ka nisur me “konferencat për shtyp” ne mediet sociale.

Kështu, kryeministri Edi Rama ka njoftuar në rrjetet sociale nisjen e një rubrike të re për të komunikuar me qytetarët duke filluar nga nesër në orën 11:00.

Ai fton qytetarët që të komentojnë dhe t’i bëjnë pyetje atij në Instragam dhe në Facebook gjatë një transmetimi live.

“Çdo pyetje është e mirëseardhur” – shkruan Rama.

Por në rrjetet e tij sociale profilet që mund të komentojmë janë vetëm ata që lënë komente pozitive, pasi pjesa dërrmuese e atyre që bëjnë kritika fshihen dhe bllokohen për të mos ndikuar në algoritmin e faqes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular