BallinaRajoniMali i Zi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, Abazoviçi “arratiset”...

Mali i Zi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, Abazoviçi “arratiset” drejt SHBA-ve!

Në ditën e fundit kur pritet të përfundojnë konsultimet me Presidentin e Malit të Zi, për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë së re, afati kushtetues i të cilës skadon më 19 shtator, Dritan Abazoviç udhëtoi për Shtetet të Bashkuara të Amerikës

Abazoviç nuk mori pjesë në takimin e shtatë të mazhorancës së re/vjetër parlamentare e cila synon të formojë qeverinë e re përmes rikonfigurimit të mazhorancës së vjetër parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 20 gushtit, 2020.

Nëse nuk ka marrëveshje nga mazhoranca e vjetër/re parlamentare, Presidenti i Malit të Zi, duhet t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, të cilat do të mbaheshin në dhjetor të këtij viti.

Vizita e Abazoviç në ShBA vjen në një kohë kur Zëri i Amerikës duke cituar burime të saj brenda administratës amerikane se Fronti Demokratik, përkatësisht blloku serb, ishte financuar nga Kremlini në vitin 2017.

Kryeministri i Malit të Zi në mandatin e tij teknik, Dritan Abazoviç është nisur sot për në Washington, ku në ditët në vijim pritet të zhvillojë një sërë takimesh në nivel politik dhe ekonomik, duke përfshirë edhe bisedimet në Departamentin e Shtetit.

“Kryeministri Abazovic ka theksuar më herët se gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në bisedimet me partnerët amerikanë, fokusi do të jetë tek integrimi euroatlantik i Ballkanit Perëndimor dhe stabiliteti rajonal, si dhe vazhdimi i luftës. kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, i cili ka dhënë rezultate të dukshme në muajt e fundit”, ka njoftuar kabineti i Abazoviçit.

Blloku pro-serb me ngulm po kërkon formimin e qeverisë, madje Grupit Parlamentar të URA-s i kanë thënë se do t’ia plotësojnë të gjitha kërkesat për formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re të Malit të Zi.

Abazoviç dje tha se “është kurth” të votohet Miodrag Lekiç për mandatar të qeverisë së re, dhe se për një gjë të tillë nuk do të ketë votë nga ana e tij, ndonëse një ditë më parë u shpreh se “nuk kemi kundërshtime ndaj Lekiçit”.

Palët negociuese për formimin e qeverisë së re kanë hedhur fajet tek njëra-tjetra për “ambicie abnormale politike” dhe se palët duhet “të zbresin në tokë”.

Abazoviç ka kërkuar që Lëvizja e tij të ketë sektorin e sigurisë (ministrinë e brendshme dhe të mbrojtjes) dhe ministrinë e jashtme, kërkesa të cilat DF ka thënë se do t’ia plotësojë.

Nga ana tjetër, Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, që është udhëheqës i Partisë Demokratike të Socialistëve, partisë më të madhe parlamentare malazeze, ka thënë se zgjidhja më e logjikshme do të ishin zgjedhjet e reja dhe mandati t’u kthehet qytetarëve.

SHBA dhe BE janë shprehur në mënyrë eksplicite se DF-në nuk e konsiderojnë partnere, marrë parasysh orientimet e tyre politike pro-ruse, por edhe anti NATO dhe integrimeve evropiane.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular