BallinaLifestyle“Mos u martoni”/ Jonida Maliqi zbulon dashurinë e saj të parë, ka...

“Mos u martoni”/ Jonida Maliqi zbulon dashurinë e saj të parë, ka edhe një këshillë për të gjithë

Këngëtarja e dashur për publikun, Jonida Maliqi, ka folur së fundmi në lidhje me projektin e saj të ri që e riktheu në muzikë pas shumë vitesh.

Gjatë një interviste në emisionin “Wake Up”, ajo zbuloi gjithashtu edhe planet për të ardhmen. Por jo vetëm kaq, pasi Jonida tregoi edhe disa detaje mjaft interesante që nuk i dinim rreth saj.

Maliqi zbuloi edhe “dashurinë e saj të parë” gjatë një loje që u realizua në emision.

“Dashuria ime e parë platonike me një personazh të Hollywood-it ka qenë pikërisht me Justin Timberlake”, tha këngëtarja e njohur.

Ndërsa më tej gjatë emisionit, i cili si temë kishte moshën ideale për t’u martuar, Jonida Maliqi dha një këshillë për shikuesit

“Mos u martoni. Më besoni në këtë tokë nuk ia vlen”, u shpreh Jonida, duke shtuar se po jep këshilla falas.

Në lidhje me projektin e saj muzikor të titulluar “Hije”, Jonida tha se tani po menaxhohet nga një kompani e re që ia ka bërë gjërat më të lehta.

“Pas gati 30 vjetësh po menaxhohem nga një kompani dhe gjithçka ishte shumë më e lehtë sepse mendoj që duhet të bëj atë që di të bëj më mirë. Në Shqipëri ndodh që ne duhet të bëjmë gjithçka vetë, në momentin që ti i ke të përcaktuar të gjitha detajet edhe realizimi është më i mirë”- tha Jonida.

Sa i përket planeve për të ardhmen, këngëtarja e njohur tregoi se ka gati një projekt të ti që në fokus ka “një trekëndësh dashurie”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular