EMRI/50 vjet në ekran dhe 130 filma, vdes në moshën 95-vjeçare aktori amerikan

0
101

Aktori amerikan Henry Silva ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare të mërkurën në Los Angeles. Aktori, i lindur në New York, thuhet se vdiq për shkaqe natyrale në Woodland Hills

Ylli i Hollywoodit kaloi më shumë se 50 vjet në ekran dhe grumbulloi 130 tituj filmash duke përfshirë: “Johnny Cool”, “Ocean’s Elevan”, dhe “The Manchurian Candidate”.

Henry shpesh luante personazhe gangsterësh dhe kriminelë, me ndoshta rolin e tij më të madh si Johnny Cool.

Ndërsa ai gjithashtu u shfaq në shfaqje të tilla si “Hawaii Five-O and Mission: Impossible”.

Ai u martua tre herë gjatë gjithë jetës së tij dhe ka lënë pas djemtë: Scott dhe Michael.

Reagimet rreth artistit të famshëm kanë qenë të shumta, me admiruesit e tij që bënë dedikime të shumta përmes rrjeteve sociale.

“Një nga aktorët më të gjithanshëm në film dhe televizion”, ka shkruar një nga fansat e Silvas në Twitter.