BallinaKryesorePlani me 6 pika/Tsipras: Nëse vij në pushtet do të lehtësoj procedurat...

Plani me 6 pika/Tsipras: Nëse vij në pushtet do të lehtësoj procedurat për marrjen e nënshtetësisë greke

Kryetari i Partisë së majtë “Syriza”, Aleksis Tsipras ka prezantuar planin politik që partia e tij do të ndjek nëse vjen në pushtet.

Kreu i opozitës greke, njoftoi dje 6 pikat e strategjisë, në të cilat partia e tij do të përqendrohet kur të vijë në pushtet.
Aktualisht “Demokracia e Re” është partia e mazhorancës në Greqi, që drejtohet nga kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis.

Në fjalimin e tij Tsipras tha se Partia e tij, do t’i hapë rrugën një qeverie progresive të bazuar në një marrëveshje programore, një hapje e qartë ndaj partive të tjera opozitare.
Ndërsa tha se do të lehtësoje procedurën e marrjes së nënshtetësisë greke, për emigrantët e huaj që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

“Integrimi social i emigrantëve është një shtyllë e nevojshme për të përballuar krizën demografike në të gjithë botën perëndimore .Duhet të bëhet edhe në vendin tonë në bazë të një plani.”, u shpreh Tsipras.

Tsipras tha se në se do të vijë në fuqi partia e tij, do të ndryshojë procesin e marrjes së nënshtetësisë.

“Do të vendosim natyralizimin, me një proces duke marrë jo çdo kënd në intervistë, por me një përzgjedhje të rastësishme , ata persona që vërtetojnë me dokumenta të ligjshme se kanë 25 vjet qëndrim në Greqi dhe ata që kanë lindur fëmijë në Greqi dhe këta fëmijë, në bazë të ligjit, kanë marrë nënshtetësinë greke”, u shpreh lideri i partisë Syriza.

6 pikat kryesore ku Syriza do të orientohet

1-Kriza e Energjisë
2-Të ardhurat dhe taksat
3- Sigurimet Shoqërore, Sigurimet Shoqërore, Arsimi, Personat me Aftësi të Kufizuara
4-Pagat e administratës
5- Prodhimi, bujqësia, industria, bizneset
6- Demografia, Drejtësia, Demokracia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular