BallinaKryesore"Prej 10 muajsh nuk punohet", Xhelal Mziu: Rruga e Arbërit e lënë...

“Prej 10 muajsh nuk punohet”, Xhelal Mziu: Rruga e Arbërit e lënë rrugëve nga Rama! Dibranët, matjanë e bulqizakët nuk i besojnë gënjeshtrat

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, edhe pas interpelancës s; thirrur prej tij me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka kërkuar serisht informacion dhe shpjegime mbi ecurinë e punimeve për Rrugën e Arbrit. Ai sot ka denoncuar kryeministrin Rama si përgjegjës.

Statusi i Xhelal Mziut ne FB

Rruga e Arbërit “rrugë e lënë rrugëve nga Ed Rama”! Rrugë e shtyrë kontrata 2 vite më parë, e shumëfishuar vlera, një km kushton 5 herë më shumë se me PD!
Në një prononcim, Rama thekson.. rruga po ec me hapin e breshkës, do ta kap tunelin me grushta, se nuk po ec….
Po a ka Shqiptarë e sidomos Dibranë, Matjanë e Bulqizakë që i besojnë më gënjeshtrat e Ed Ramës?!
Kompania ka 10 muaj që në asnjë segment nga Tirana në Bllatë nuk punon asnjë makineri. Kompania brenda këtyre 10 muajve mbaroj rrugën dhe tunelin Kardhiq, që shkon në bregun e Himarës dhe është në mbarim të tunelit të llogarasë që shkonë në Drimadhë – Himarë! Kjo është e vërteta, Rama nuk e don Dibrën as Veriun, por vetëm qarkun Vlorë që i shkon rruga në katër anët?!
PD në 2007-2013 bëri 35 km rrugë me 70 milionë euro! Ed Rama për 35 km ka prokuruar 336 milionë euro për të mbaruar për 3 vite, në fakt as gjysma e rrugës nuk ka mbaruar!
Ed Rama, mqs nuk po mbaron tuneli:
-Pse nuk asfaltohet rruga Tiranë deri tek tuneli në qafë murrize në Zall Bastar?!
-Pse nuk standartizohet (ka ceduar e gjitha) segmenti tuneli në Xibër deri tek Ura e Vashës?!
-Pse nuk asfaltohet segmenti Ura Vashës -Tuneli Qafë Buall-Bulqizë?!
-Pse nuk mbaron me asfaltimin përfundimtar e sinjalistik Ura Çerenecit deri në Maqellarë!
-Pse nuk mbaron rruga Doganë deri dalje Maqellarë 13 ml e gjërë me trotuare ndriqim e gjelbrim?!
Bashkë me tunelin bëjnë 336 milionë euro ose 5 herë më shtrenjët se segmenti i ndërtuar nga PD, nëse nuk ka bërë shtesa të tjera?! Rruga e vdekjes quhet ndryshe, qindra e mijëra aksidente dhe me pasoja vdekje, por dhe me qindra e mijëra makina të shkatërruara, se don rilindja….
Rama, Balluku, Ulsiu para 4 muajësh thanë do filloj rruga Maqellarë Peshkopi, pse nuk fillonë?! Gënjeshtër, priten zgjedhjet e radhës!?!
Ed Rama nuk e don qarkun Dibër:
-Pse nuk e asfalton rrugën Ura Çerenecit deri në Librazhdë?
-Pse nuk e riparon rrugën Ura e Burrelit – Urakë – Perlat?!
-Pse nuk e asfalton rrugën Peshkopi – Muhurr – Reç – Kukës?!
Rilindja nuk e don qarkun Dibër dhe Veriorët, ndaj nuk bënë asnjë investim, që të ikin në emigrim, madje me gomone?!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular