BallinaKronikePo udhëtonte drejt Kosovës? Publikohen pamjet e makinës me të cilën lëvizte...

Po udhëtonte drejt Kosovës? Publikohen pamjet e makinës me të cilën lëvizte Ervis Martinaj, automjeti u gjet në Rrugën e Kombit

Mbrëmjen e sotme u publikuan për herë të parë pamjet e Ervis Martinajt, i cili lëvizte në një zonë në qytetin e Durrësit i shoqëruar nga ish-efektivi i operacionales, Jeton Lami si dhe një vajzë 22-vjeçare

Emisioni “Nën shënjestër” publikoi gjithashtu pamjet e automjetit të blinduar me të cilin dyshohet se se ka lëvizur për herë të fundit i shumëkërkuari Ervis Martinaj.

Mësohet se automjeti është sekuestruar pranë një karburanti në Rrugën e Kombit dhe dyshohet se ai po udhëtonte drejt Kosovës. Ende nuk ka asnjë të dhënë se çfarë u gjend në brendësi të këtij automjeti. Ervis Martinaj, i cili njohet ndryshe dhe si “mbreti i lojërave të fatit”, prej një muaji është zhdukur në mënyrë misterioze.

“Në shënjestër” zbardhi edhe pjesë të dosjes, ku thuhet se hetimi për zhdukjen e Martinajt, nisi pas informacionit të marrë nga një burim konfidencial, i cili rrëfente se i shumëkërkuari ishte rrëmbyer dhe vrarë nga kundërshtarët.

Në dosje thuhet se njeriu më i famshëm i krimit në Shqipëri, është nxjerrë në pritë nga një femër, emri i të cilës nuk bëhet i ditur.

Autoritetet nuk e kanë ende një përgjigje për fatin e babait të 4 fëmijëve të mitur, ndërsa kryeministri Edi Rama ka theksuar së fundmi se e kanë një përgjigje për këtë çështje, por duhet mbështetur në prova.

Por ai nuk ka saktësuar nëse i shumëkërkuari e ka inskenuar ngjarjen apo është rrëmbyer dhe vrarë nga kundërshtarët e shumtë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular