BallinaKryesorePS pranon nismën e PD: Të hapen të gjitha dosjet e ish-sigurimit

PS pranon nismën e PD: Të hapen të gjitha dosjet e ish-sigurimit

Partia Socialiste ka dhënë dakordësinë për nismën e Enkelejd Alibeajt lidhur me hapjen e dosjeve.

Alibeaj prezantoi amendamentet për projektligjin “Për informacionin të klasifikuar” “sekret shtetëror”, që do të çonte në hapjen e plotë të dosjeve të ish-Sigurimit.

Nga ana tjetër, PD ka depozituar amendamente, që kërkojnë hapjen e plotë të dosjeve të ish-sigurimit.

Kreu i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj tha se përjashtohet vetëm hapja e dokumenteve që prekin sigurinë kombëtare, ose ato dokumente që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me shtetet e tjera.

Alibeaj tha se kjo është një nismë e rëndësishme për t’u larguar nga e shkuara.

“Përjashtimisht konsiderohen të deklasifikuar dokumentet ish sigurimit të ministrisë së brendshme për peridhën 20 nëntor deri në ditën e krijimit të shërbimit informativ shqiptar, në korrik.

Nga zbatimi i kësaj dispozite përjashtohen dokumentet e ish sigurimit të shtetit që lidhen me marrëdhëniet mes shteteve dhe sigurinë kombëtare.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji çdo institucion ka detyrim të publikojë biografinë e dokumenteve të ish-sigurimit ët shtetit të deklasifikuara plotësisht. Çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumente e ish sigurimit të shtetit. Qytetarët kanë të. Deklasifikim të plotë dhe automatik të të gjithë dokumenteve të ish-sigurimit të shtetit. Iu heqim nga dora shantazhuesve mjetin me të cilin bëjnë shantazh”, tha Alibeaj.

Deputetja e PS, Ermonela Felaj tha se ka ardhur momenti që të jenë të gjithë bashkë për këtë nismë.

“Ka ardhur koha që të jemi të hapur ndaj të shkuarës duke mos lejuar më atë që zoti Alibeaj tha që mund të jenë përdorur për shantazh.

Nuk është në nderin e deputetëve që të fshihen pas klauzolave të tilla. Ka ardhur koha që të jemi të gjithë bashkë për heqjen e paragrafit katër të ligjit.

Ligji për autoritetin e dosjeve i është nënnshtruar vetëm njëherë ndryshimit, do ta shihja të gjykonim qoftë ndryshimit të bërë nga zoti Alibeaj. Autoriteti do ta thotë vetë”, tha Felaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular