BallinaOP EDShqiptarë, po kthehemi thjesht në shurrëbërës

Shqiptarë, po kthehemi thjesht në shurrëbërës

Nga Basir Çollaku
Sot shqiptarët po ndeshen me dy vaki të rënda jetësore. Të gjendurit në Shqipëri e bëjnë shurrën në tualetet përkatëse, banesë, lokale, mjedise pune, poshtë urave, sepse qytetet janë pushtuar, apo ngjitur shkurreve nga frika. Nga makthi i mbijetesës, dhuna e regjimit, falimenti ekonomisë, fikja e dyqaneve anemike, varfërimi i sofrës dhe tryezës së përnatshme, katrahura torturuese e shërbimeve, shkrehja e kobureve në çdo mes qyteti e cep rruge, gjobvëniet kriminale të pusht shtetit dhe shtetit të banditëve.
Tê dytët, të pagjendurit këtu, në përpjekje për të shpëtuar nga shurrtorja e pavullnetshme, po e bëjnë nëpër gomone tek vrapojnë të ikin në tokën e dytë të premtuar, Anglinë shpresëshumë, apo Gjermaninë e fatit. Këta hallengarkuar lagen gomoneve dhe pyjeve, duke pritur fundin e udhëtimit të paguar një djall e gjysëm e dy dreqër. Dallgët e detit i kripin gidgur e më tej vazhdojnë kurbetin. Enden ethshëm në shtëpi bari për borxhlarjet e shpejta, për të mos.kërrusur tërësisht prindërit, apo fatlinjtë kapin ndonjë punë të zezë e luten të jetojnë si ata, njerëzit e kontinentit. Në mos ata, së paku fëmijët e tyre.
Këtu në dheun tonë, ne jemi fajtorët më të mëdhenj. Në të mbeturit dhe ata të ikurit, po njëlloj kemi të papaguar taksën e mosrezistencës, mosndëshkimit. Nënshtrimin e kemi blerë lirë, shitur shtrenjt.
Politikanët e pandryshuar në 32 vite na përfshijnë në Gines, duke mos iu ndarë Koresë së Veriut dhe Rusisë apo vendeve të harruara në këtë shekull nga Perëndia. Kemi qenë dhe jemi dëshmitarë të vjedhjes më mjerane të bërë në 32 vitë apo afro 11700 ditë. Nga ata që u keni besuar votën, fillimisht me vullnet e pastaj e vodhën dhe të fundit vnedgje bënë votën, duke na rikthher në kohët e ferrit të vjetër
Sot kemi një kryeministër të vetëshpallur mbret. Ai ka zaptuar çdo gjë. Çdo zyrë. Çdo biznes. Drejtësinë Demek shoqërine civile të emëruar prej tij. Thuajse çdo medie. Këtu keni shpikjen e gazetarëve qeveritarë, të kthyer në Pisnesmenë rehatie. Ka çoroditur opozitën. Ka vendosur të ngordhë në karriken e kreut të qeverisë e më pas të dekretojë pasardhësin e bashkisë mëkëmbës pas takimit me Shën Pjetrin. Ky është regjim.Piratët e informacionit po na tregojnw të shkruara gjëra të njohura e provuara në kurriz nga qytetarët e këtij vendi. Rama kryekontrollues është trembur se do të ketë dhe emaili jashtë kontrollit që do mbushin me blozë surratin e tij, nëse ka cep të pambuluar ende. Veliaj është hedhur në sulm për të marrë terren dhe po harxhon para me thes natyrisht të vjedhura keqas. Ende asnjë informacion i rrjedhur nga mafiozllëqet e tij ku raportet dhe dosjet flasin për Ndranghetën, dosje ku ai gjendet dhe pastrimi i përbindshëm i parave, ku firmëtarë janë ai dhe Rama. Si nuk paska ende asnjë email per batërdinë e erion veliajt me Tiranën dhe bandat narkotike ndertimore..
Kryebashkiaku duhet masakruar mediatikisht të mos e lënë të dalë nga zyra dhe mos bëjë asnjë sekond punë pa dhënë llogari se ma çfarë milionash euro lobimi gjezdisi në zyra pushteti në USA. Pritshmëria se Prokuroria do lëvize këllqet eshtë thuajse utopi. Kjo maskaradë informative ka lënë inceneratorët të djegin dhe afatet proceduriale, më keq se paratë, se plehra skanë djegur. Duke lënë të pandehurit e munguar Rama e Veliaj të trajtojnë vendin si suprrmarket privat. Ai, Veliaj, bojaxhiu i gardhit të Kasharit, një fatkeqësi e pariparueshme e Tiranës kërkon të bëjë njëlloj me Shqipërinë. Megjithë shaktërrimin qelizor të Ramës mendimi se Veliaj do e zëvëndësojë ku ai pretendon të bën të besosh fjalinë se e keqja nuk ka fund. Rama nuk do ta lërë të krekoset për ta vënë përfund.
Por shqiptarët, opozitarët dhe jo, nuk duhet të presin. Nuk duhet të shpresojnë vetëlargimet e keqbërësve. Shqiptarët e majtë dhe të.djathtë janë në udhën e shndërrimit në manekinë, në tollonkonsumues.
Ne duhet të ribëjmë institucionet. T’ia kthejmë vetvetes.
Në të kundërt jemi turpësisht thjesht shurrëbërësit dhe trashëgimia e këtij amoniku trupor, është damkosje blegtorale….
Dhe kështu ne e kthejmë Shqipërinë në një tualet mjeran, ku të gjithë jemi aksionerë…
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular