BallinaOP EDDuhej Nurembergu edhe në Shqipëri dhe për Shqipërinë! Dosjet ende të mbyllura!...

Duhej Nurembergu edhe në Shqipëri dhe për Shqipërinë! Dosjet ende të mbyllura! Ndërkohë kërkojmë moral në shtëpinë publike!

Nga Ardi Stefa
Duhej Nurembergu edhe në Shqipëri dhe për Shqipërinë!
Kjo është Bettina Goering, mbesa e Hermann Goering-ut, themeluesit të Gestapos, një nga udhëheqësit kryesorë nazistë. Bashkë me të vëllanë vendosën të sterilizohen për të shuar sojin e Goering-ut nazist. Jeton në një cep të fshehur të Amerikës me peshën e fajësisë familjare.
Në Shqipëri bijtë e komunistëve kanë trashëguar pushtetin politik të prindërve. Edhe pushtetin ekonomik. Deklarohet prej tyre se komunizmi “pati më shumë të mira se të këqija”, se komunistët ishin në “anën e duhur të historisë”…
Marksi adhurohet në tekstet shkollore, kriminelët komunistë nderohen në bulevard zyrtarisht, antikomunistët shpallen antikombëtarë e antishqiptarë.
Historia vazhdon të mësohet e shtrembëruar. Propaganda komuniste transmetohet dhe emetohet nga të gjitha kanalet televizive kombëtare që transmetojnë filmat e asaj periudhe.
Glorifikohet socializmi, partizanët dhe karroxhinjtë e stigmatizohen intelektualët e familjet e mëdha.
Universitetet tona prodhojnë breza studentësh marksistë-leninistë e maoistë dhe ekstremistë të majtë.
Kryetari i me nder Akademisë së Shkencave është ish-ministër i komunizmit njësoj si ish- kryetari i me nder Kuvendit.
“Veteranët” 60 vjeçarë të luftës civile të para 80 viteve dekorohen ende për vepra që i kanë ëndërruar dhe simbolika komuniste kamuflohet pa shumë merak pas simboleve të antifashizmit.
Nuk ka lidhje ky status as me ata që na deklarojnë bashkëvuajtës e bashkëfajtorë.
Jo, jo, nuk ishim bashkëfajtorë, vuajtës, po!
Dhe dosjet ende janë të mbyllura!
Ndërkohë kërkojmë moral në shtëpinë publike!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular