BallinaKryesoreEmigrimi masiv/Flamur Hoxha: Kjo është DRAMA e mandatit të 3-të "Rama"!. Dy...

Emigrimi masiv/Flamur Hoxha: Kjo është DRAMA e mandatit të 3-të “Rama”!. Dy fjalë edhe për disa nga koleget e mi opozitarë

Fjala e deputetit Flamur Hoxha

E nderuar kryetare e kuvendit, te nderuar qytetarë!

Ne rendin e dites kemi projektiligjin e aderimit te Republikës së Shqipërisë në Konventën mbi Organizatën Ndërkombëtare të ndihmave detare në lundrim e cila synon rritjen e sigurise dhe permisimin e standarteve teknike ne lundrim duke sjelle shtim te trafikut per qellime turistike, tregtare e ushtarake ne bregdetin shqiptar dhe permbushje te standarteve nderkombetare.

Por ne fakt sot dua të ju sjell në vemendje se kemi harruar shtimin e trafikut tokësor, ajror e detare të një standarti tjeter shqiptar, standartit të DRAMËS se migrimit dhe emigrimit masiv te shqiptareve, të pasigurise e arratisjes si e vetmja zgjidhje e mbetur per gjithe Qarkun Kukes, të banoreve te Kukesit,Hasit e Tropojes qe me cdo mjet largohen drejt Europes e me tej me gomone si Vikinge ne kalimin e ngushtices se La Manshit ne vitin 2022.

Kjo eshte DRAMA kolegë deputetë, antarë të qeverise, kjo eshte DRAMA e arritjeve te qeverisjes suaj per shqiptaret qe kane mbetur akoma ne Shqiperi , ne mandatin e trete te se njejtes parti qeverisëse.

Kukesi i kandidimit per cmimin Nobel per mikpritje e bujari , eshte kthyer ne qarkun e skamjes e braktisjes , me i varferi ne Europe per rekord Gines me aeroport e stadium nderkombetar qe merr fryme VETEM me ndihmen ekonomike per mijera familje , ku i vetmi burim pune eshte punesimi si militant partie ne administraten e fryre te pushtetit.

Kolege deputete , per gati nje vit

kam ndjekur me vemendje , ne qetesi e seriozitet cdo fjale, debat apo replike tuaj dhe te antareve te kabinetit qeverises, por sot nuk mund te rri pa ju kerkuar, kryesisht pjesës mbas meje qe jane ne ate detyre per ti sherbyer zgjidhjes se halleve te shqiptareve, se jeni per te degjuar e mbajtur shenime nga diskutimet e deputeteve perfshire opoziten : Beni mire te HESHTI dhe mos kerkoni te gjeni dramën e keq qeverisjes se Shqiperise ne kete salle tek opozita apo fatkeqesite madhore: termeti, pandemia apo lufta në Ukrainë.

Mos harroni që sic e kam thene ne fjalen time te pare nga kjo foltore : ju nuk jeni mazhoranca morale ne kete parlament, ku edhe me gjithe masakren zgjedhore te 25 Prillit, dua te ju kujtoj se ne kete salle jane deputetet e opozites qe perfaqesojne mbi 620 mije vota shqiptaresh.

Por meqenese ju aty lart,mendoni se nuk keni nevoje per opoziten, dini gjithcka dhe shpeshhere silleni me cinizem dhe arrogance ne debate pa kuptim vetem per te hequr vemendjen nga deshtimet ,dua te ju kujtoj se jeni po ju qe keni hyre ne vitin e dhjetë dhe nuk mund te silleni cdo here sikur jeni ne njëqind ditet e para te qeverisjes.

Pas marrjes e pushtetit me cdo menyre, mjet e aleance ne 2013 ju menjehere vendoset standarte te dyfishta qe vijojne ende sot, nje standart per te gjitje shqiptarët dhe të pa mundurit qe i genjyet me premtime dhe nje tjeter standart per ato qe i sherbyen e vijojne ti sherbejne pushtetit.

Standarti i te pamundurve filloj me dhunimin e arrestimin i mijera kryefamiljare ne pamundesine e pagese se energjise elektrike, shembjet e qindra shtepive pa njoftim e pa kompesim,duke i nxjerre zvarre me force pleq,gra,femije, e vijoni te ndaloni ne emer te ligjit per ndertim koteci e per kontrabande nafte me bidona dhe standarti tjetër, i atyre qe me bekimin tuaj i jepni qindra e qindra mln euro per tendera pa gare, koncesione e inceneratore per gjenite-sipermarres nga hiçi, sot ne kerkim por te qete ne ndonje parajse fiskale, standarti i atyre qe ne mes te kryeqytetit shtojne 5 kate apo nje pallat te tere dhe ju ne shfaqjet e rradhes fyeni cdo minimum te inteligjences njerezore se ato kane mbire brenda nates dhe ne vend qe ligji te jete i njejte per te gjithe dhe të denojë shkelesit, te pamundurit bejne burg ndersa per sherbetoret e pushtetit qeveria kujdeset me ligj per shkelesit e ligjit.

BEJ THIRRJE PER DREJTESI, DREJTESISE ME 140 VOTA NE KETE SALLË TË PARLAMENTIT!

E nderkohe per problemet serioze te klimes se biznesit pak guxojne te flasin ,dhomat e shoqatat shqiptare te bisnesit nuk pyet me askush prej kohesh dhe heshtja e tyre blihet me tenderat dhe favoret e rradhes.

Dhe ju vijoni te sfidoni e te zhbëni punen e nje jete te cdo siperrmarresi korrekt qe ka kontribuar me dekada ne punesim, prodhim,sherbime e eksporte ne vendin me taksat me te larta e mbeshtetjen me te vogel ne rajon, ju mendoni te kujdeseni per AMNISTI FISKALE te parave te droges e kanabisit qe mbollet ne gjithe Shqiperine, te parave e krimit e korrupsionit qe e kthyen Shqiperine ne lavatriçe te pastrimit te parasë!

Dy fjale edhe per disa nga koleget e mi opozitare, ne kete sallë nuk duhemi te merremi me njeri tjetrin per problemet tone te brendshme, e kam te lehte ta jap pergjigjen per veten time, une nuk i shes shqiptaret e mijë, nuk shitem apo blihem edhe sikur larqofte te behen bashke 139 deputete te ketij parlamenti, nuk me blejne dot e jo më te shitem tek ndonjeri prej tyre.

E ne mbyllje , nga anët e mia thuhet se duhet nje nate e gjate dimri për të treguar mekatet e qeverisjes tuaj, une shtoj ndoshta nuk mjafton nje dimër i tërë… e uroj të jetë dimri më i veshtire e i fundit i qeverisjes suaj!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular