BallinaLifestyleGjermania në telashe të madha para Botërorit, nuk di ku të çojë…...

Gjermania në telashe të madha para Botërorit, nuk di ku të çojë… gratë

Gjermania po pret me entuziazëm Botërorin 2022 pasi beson se nën drejtimin e Hansi Flik, do të mund të kthehet përsëri protagoniste në arenën më të rëndësishme të futbollit ndërkombëtar. Por para Katar 2022, Federatës Gjermane i ka dalë një probleme i paparashikuar, gratë e futbollistëve.

Këto të fundit historikisht kanë shoqëruar kudo ekipin ë aktivitete madhore, sigurisht duke mos qëndruar në të njëjtat hotele, por në një lokalitet të afërt. Vetë lojtarët kanë bërë të qartë se në kohën e lirë preferojnë të qëndrojë disa orë me partneret e tyre dhe fëmijët të cilët janë në çdo ndeshje në tribuna. Por në Katar ka një problem shumë të madh, nuk ka më hotele.

Të gjithë janë të prenotuar prej kohësh dhe të vetmet zgjidhje që kanë mbetur janë shumë të kushtueshme. Kësisoj, futbollistët dhe partneret e tyre kanë kërkuar një zgjidhje dhe gjatë këtyre ditëve pritet që Federata Gjermane të organizojë një takim për të shqyrtuar opsionet. Kimish, Nojer dhe Myler janë “ambasadorët” e lojtarëve të cilët do të takohen me Olivier Bierhof për të gjetur një zgjidhje gjatë kësaj jave, me Federatën Gjermane që ndoshta do të jetë e detyruar të mbulojë një pjesë të kostove. Trajneri Flik ka treguar se është i hapur ndaj qëndrimit të pjesshëm të futbollistëve me partneret e tyre, pasi i kishte lejuar edhe në kampion stërvitor që kreu këtë vit në Marbeja. Por Botërori zgjat një muaj dhe kjo është një çështje krejtësisht ndryshe.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular