BallinaKryesoreMarrëdhëniet me SHBA/Yuri Kim: Gjithmonë mbështetëse ndaj Shqipërisë! E vështirë të parashikohej...

Marrëdhëniet me SHBA/Yuri Kim: Gjithmonë mbështetëse ndaj Shqipërisë! E vështirë të parashikohej 31 vite më parë se…

Është zhvilluar sot Konferenca “Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri gjatë shekullit të 20-të” me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve

E pranishme në këtë aktivitet të organizuar nga Instituti i Historisë ishte e pranishme dhe ambasadorja Yuri Kim e cila në fjalën e saj u shpreh se askush nuk mund ta kishte parashikuar se Shqipëria do të bënte kaq shumë përparime që prej rënies së sistemit komunist.

Diplomatja amerikane solli në vëmendje, mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë ndër vite, duke kujtuar fjalimin historik të Sekretarit Amerikan të Shtetit James Baker në vitin 1991, “ne jemi me ju dhe ju jeni me ne!”.

Postimi i Ambasadës Amerikane:

Ambasadorja Yuri Kim foli sot në Konferencën “Marrëdhëniet SHBA – Shqipëri gjatë shekullit të 20të”, në nder të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis vendeve tona. Konferenca, e organizuar nga Instituti i Historisë dhe e mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara  të Amerikës në Tiranë, mblodhi së bashku historianë dhe studiues nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria për të diskutuar ngjarje të rëndësishme në marrëdhëniet gjatë shekullit të kaluar. Ambasadorja Kim vuri në dukje se do të ishte e vështirë për këdo që të kishte parashikuar se Shqipëria do të ishte këtu ku është sot – edhe 31 vjet më parë – si një anëtare me status të qëndrueshëm në NATO, ish-kryetare e OSBE-së, pranë Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe me negociatat për t’u anëtarësuar në BE të nisura zyrtarisht. Ambasadorja Kim u kujtoi pjesëmarrësve të konferencës se gjatë gjithë shekullit të kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar pranë popullit shqiptar dhe, duke përmendur fjalimin historik të Sekretarit Amerikan të Shtetit James Baker në vitin 1991, “ne jemi me ju dhe ju jeni me ne!”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular