BallinaKronikeArtan Hoxha: Rama e ka pasur komshi, Ervis Martinaj ka pasur konflikt...

Artan Hoxha: Rama e ka pasur komshi, Ervis Martinaj ka pasur konflikt me Gardën pranë vilës së kryeministrit

Gazetari Artan Hoxha ka folur për zhdukjen e të shumëkërkuarit nga drejtësia, Ervis Martinajn. Sipas gazetarit, Martinaj është rrëmbyer nga një grup personash të cilët kanë qenë të veshur me uniforma të forcave speciale.

Hoxha: Martinaj është rrëmbyer nga një grup personash të veshur me uniforma të forcave speciale dhe armatim, automjete të forcave speciale. Prandaj kanë lëvizur lirisht nga vendi ku e kanë marrë. Nga momenti që ka ndodhur kjo gjë, deri në 24 gusht dhe kam kërkuar përse nuk reagon policia, apo ish kryeministri që ka patur njohje.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se Ervis Martinaj ka pasur një vilë pranë kryeministrit Edi Rama në zonën e Surrelit. Gazetari ka sjellë një incident, ku sipas tij, Martinaj ka pasur një konflikt me Gardën e Republikës pranë vilës së kreut të qeverisë.

Hoxha: Kryeministri Rama e ka patur komshi, ka patur incident Garda me të, që i ka kërkuar të mos kalojë dhe Martinaj është konflikuar me gardën. Pra nuk kemi të bëjmë me ngjarje të zakonshme. Ish kryeministri Berisha, që njeh edhe familjen e tij, foli për të ndjerin Martinaj, la të kuptohej se nuk jeton më dhe se ata që e kanë organizuar kanë mbrojtje dhe njohje të pushtetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular