BallinaKronikeKreu i SPAK: Kemi dosje të rëndësishme në vijim, do hetojmë në...

Kreu i SPAK: Kemi dosje të rëndësishme në vijim, do hetojmë në mënyrë të paanshme

Kreu i SPAK Arben Kraja i pranishëm në prezantimin e projektit EU4LEA – Bashkimi Evropian për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri, ka folur për hetimet që kanë në dorë në lidhje me çështje të pastrimit të parave, korrupsionit dhe krimit të organizuar

Kraja theksoi se del garant që hetimet do të kryhen në mënyrë të paanshme dhe do të japin rezultatet shumë shpejt.

“Vendi ynë ndodhet në një fazë shumë të rëndësishmë që ka të bëjë me integrimin në BE. Institucionet e zbatimit të ligjit kanë një rol të rëndësishëm se jemi në një stad pak më të lartë, kërkohet dhe produkt nga institucioni që të jetë sa më cilësor, efektiv dhe sa më i prekshëm për publikun.

Duke përfshirë dhe situatën e kriminalitetit në Shqipëri, projekti është në kohën e duhur për të ndihhumuar për të finalziuar ato objektiva.

SPAK është e konsoliduar si strukturë dhe në një fazë delikate të kapërcejë ato proplemet e fillimit dhe të japë produktin e nevojshëm.

Hetuesit janë marrë të gjithë në punë të gjithë janë tepër intensiv dhe tepër aktiv.

Kemi shumë hetime të rënsësishme në vijm, për krimin e organizuar, pastrim e parave, korrupsionit, është momenti që të ecim përpara.

Niveli që ne kemi arritur ne kryejmë hetime njëkohësisht me vendet e BE. Projekti do jetë shumë ndihmë për forcimin e kapaciteteve të hetimit kryesisht.

Dua të garantoj të gjithë që ne jemi serioz në punën që bëjmë, do hetojmë në mënyrë objeketive dhe të paanshme të gjitha rastet dhe do japim rezultaet që vijnë nga hetimi duke vlerësuar provat.

Dua te garantoj kreret e projektit, ne do jemi kurdoherë bashkëpunues në arritjen e objektivave që ka projekti në fushën që prek SPAK, do jemi partnerë seriozë dhe kemi nevojë që të na ndihmoni. Bashkarisht besoj që do ecim përpara”, tha Kraja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular