BallinaKronikeMisteret e zhdukjes së Ervis Martinajt/Ministri i Brendshëm paralajmëron: Ka zhvillime, por...

Misteret e zhdukjes së Ervis Martinajt/Ministri i Brendshëm paralajmëron: Ka zhvillime, por ne do të flasim me prova

Çështja e zhdukjes së Erivs Martinajt vazhdon të jetë e mbushur me mister, pasi edhe nga autoritetet policore nuk ka asnjë informacion zyrtar.

Për këtë  është pyetue edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i cili tha se Policia e Shtetit nuk mund të flasë pa pasur prova.

“Ka zhvillime, kemi thënë ne flasim kur kemi prova. Policia nuk mund të flasë pa patur prova. Vazhdon procesi”, tha ai në një komunikim shkurt për gazetarët.

Nga ana e tij, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku deklaroi se për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, policia është duke punuar dhe se do të flasë me fakte dhe prova.

“Strukturat kundër kriminalitetit janë të angazhuara maksimalisht. Do të flasim me fakte dhe prova”, u shpreh kreu i Policisë së Shtetit.

I njohur si ‘mbreti’ i lojërave të fatit, Ervis Martinaj është zhdukur prej 40 ditësh. Zhdukja e tij ka vënë në lëvizje jo vetëm institucionet e drejtësisë, por edhe politikën.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt do kemi një përgjigje për fatin e tij, ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha para gazetarëve se Rama e di ku ndodhet ‘mbreti’ i lojërave të fatit, dhe akuzoi Prokurorinë se nuk po vepron.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular