BallinaKryesoreRritja e çmimit të energjisë, Jorida Tabaku flet pas mbledhjes së ERE-s:...

Rritja e çmimit të energjisë, Jorida Tabaku flet pas mbledhjes së ERE-s: Vendim i imponuar nga qeveria, po shtohet varfëria

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas përfundimit të mbledhjes së bordit të ERE-s.

Tabaku shprehet se çmimi i vendosur në mbledhje për energjinë elektrike është i imponuar nga qeveria ndërsa shtoi se duhet pasur parësor interesi i qytetarëve.

Ajo shtoi se asnjë qeveri nuk rrit taksat në periudhë krize ndërkohë që sipas saj rritja për një kategori të caktuar qytetarësh është e pajustifikueshme.

“Bashkë me kolegët ishim në mbledhjet e ERE dhe shpresoj të ketë pasur transparencë për publikun. Kërkuam disa element që bordi t’i marrë parasysh. Ky është një çmim i imponuar nga qeveria. Rritja e çmimit nuk e justifikon rritjen në tregjet ndërkombëtare.

Pjesa më e madhe e shpenzimeve shkon për operatorët privatë. I kërkuam ERE-s të ketë interesin parësor atë të të qytetarit. Të mos harrojmë që pak muaj më parë që çmimi i energjisë elektrike është rritur edhe për bizneset. Një rritje çmimesh në periudha të ndryshme kohore. Që ka sjellë rritje të varfërisë. Po reflektohet gjithmonë e më shumë në jetën e përditshme. Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, rritja e taksave dhe mos rritja e pagave kanë krijuar ngërç në ekonominë shqiptare.

Asnjë qeveri në botë nuk rrit taksat në periudhë krize. Vetëm qeveria shqiptare po e bën këtë. Është e pajustifikueshme rritja e çmimeve për këtë kategori qytetarësh. Janë shtresa e mesme që kanë shpenzime të tjera të rritura. ERE dhe qeveria shqiptare duke të kenë të parin interesin e familjeve shqiptare. Qeveria shqiptare duhet të diversifikojë energjinë e përdorur”, u shpreh Tabaku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular