BallinaBotaThirrja për mobilizim nga Putin/ Vazhdon eksodi rus, radhë të gjata në...

Thirrja për mobilizim nga Putin/ Vazhdon eksodi rus, radhë të gjata në pikat kufitare

Teksa presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është duke bërë një thirrje ushtarake për luftë në Ukrainë, burrat e vendit po përpiqen që të largohen nga aty.

BBC shkruan se radhë të gjata janë krijuar në pikat kufitare që kur presidenti rus njoftoi për një mobilizim të pjesshëm ushtarak të mërkurën.

Nga ana tjetër, Kremlini ka reaguar duke thënë se raportet për arratisjen e burrave në moshë luftimi janë të ekzagjeruar.

Por në kufirin me Gjeorgjinë, janë krijuar radhë të gjata me milje automjetesh duke përfshirë burra që përpiqen t’i shpëtojnë luftës.

Disa nga ata që shkojnë në vendin fqinj kanë përdorur biçikleta për të anashkaluar linjat e makinave dhe për të shmangur ndalimin e kalimit

Gjeorgjia është një nga vendet e pakta fqinje ku rusët mund të hyjnë pa pasur nevojë të aplikojnë për vizë. Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1,300 km (800 milje) me Rusinë, kërkon një vizë për udhëtim dhe gjithashtu raportoi një rritje të trafikut gjatë natës – por tha se ishte në një nivel të menaxhueshëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular