BallinaKryesoreMimoza Hajdarmataj: Prishjet e shkollave në Kamëz nga babëzia e Rakip Sulit!...

Mimoza Hajdarmataj: Prishjet e shkollave në Kamëz nga babëzia e Rakip Sulit! Fëmijët transferohen 5 km, prindërit rëndohen financiarisht

Prishja e shkollave në Kamëz nga babëzia e Rakip Sulit, detyron qindra nxënës të transferohen në shkolla të tjera 5 km larg vendbanimeve. Prindërit do të rëndohen çdo muaj financiarish sa shuma e ndihmës ekonomike.
Deklaratë e anëtares së Kryesisë së PD, Mimoza Hajdarmataj, nga shkollat në Kamëz.
Me fillimin e vitit të ri shkollor në Bashkinë Kamëz, jo vetëm që procesi mësimor nuk ka filluar normalisht, por për shkak të papërgjegjshmërisë së kryebashkiakut Suli, ky proces po cënohet si në drejtim të cilësisë së arsimit ashtu edhe në infrastrukturë.
Prishjet e shkollave kanë sjellë jo vetëm transferimin e qindra e mijëra nxënësve drejt shkollave të tjera, por edhe një problem të madh me stafin mësimdhënës të cilët janë detyruar të zhvillojnë procesin mësimor në shkolla të ndryshme.
Këtu jemi në rrënojat e shkollës “Hillary Clinton”.
Kjo shkollë pasi u prish, në këtë vit shkollor nxënësit janë detyruar të transferohen drejt Bregut të Lumit, një zonë në periferi, aty ku është edhe “FrutiKultura”.

Rasti i shkollës “Ibrahim Basha”, edhe kjo është shkollë e prishur në Kamëz.

Mësimdhënia është transferuar në kufi me Zallherin, te shkolla “Elez Isuf Ndreu” dhe “Halit Çoka”.

Kemi shkollën “Demokracia” gjithashtu në Valias, e cila u prish përsëri pak para se të fillojë procesi mësimor dhe mësimdhënia është transferuar tek shkolla “Niko Hoxha”.

Me këto transferime që kapin deri në 5 kilometra, janë të detyruar nxënësit, mësuesit nga prishja e këtyre shkollave të shkojnë te shkollat ku janë akomoduar.

Gjithë ky proces i prishjeve, gjithë ky proces ka ndodhur në mënyrë të paparashikuar, të pajustifikuar dhe pa asnjë konsultim paraprak me komunitetin. Duke i detyruar prindërit që ose ti shoqërojnë vetë fëmijët drejt shkollave ose të paguajnë vlera për transportin që kapin edhe vlerat e ndihmës sociale që familjet e tyre përfitojnë.

Filozofia e rilindjes për shërbimet e komunitetit është një farsë. Nxënësit dhe prindërit e bashkisë Kamëz, prej babëzisë së kryebashkiakut Suli, janë të detyruar tashmë të bëjnë kilometra të tëra për të shkuar në një shkollë, aty ku ata i kanë transferuar.

Kjo qeveri është një rezik për Shqipërinë. Kjo qeveri është një rrezik për Kamzën. Kjo qeveri është rrezik edhe për arsimin. Prandaj një orë e më parë duhet të reagohet siç i takon një qeverie risku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular