BallinaKronikeNjë muaj më parë përfundoi në pranga/ Deizi Arapit i djegin sërish...

Një muaj më parë përfundoi në pranga/ Deizi Arapit i djegin sërish makinën gjatë natës

Një automjet është shkrumbuar gjatë orëve të natës në Bilisht, Korçë.

Policia ka njoftuar se automjeti ishte në pronësi të 27-vjeçares Deizi Arapi, një emër tashmë i njohur për autoritetet, ndërsa mjeti është djegur plotësisht.

Kjo është hera e dytë që 27-vjeçares i djegin makinën, teksa më herët ajo ka përfunduar dhe në pranga, pasi u konfliktua me punonjësit e policisë gjatë shoqërimit në Komisariat pas ankesave të banorëve për prishje të qetësisë publike

27-vjeçarja  së bashku me të motrën, Xhesika Arapi u shoqëruan në komisariat më 23 gusht, gjatë natës ndërsa udhëtonin me makinën e tyre dhe bërtasin nëpër qytet. Kur policia mbërriti për t’i shoqëruar, motrat nuk kursyen fjalorin banal ndaj uniformave blu.

Ndërkohë, në vitin 2018-të Deizi Arapit i kanë djegur makinën tip “Smart”. Hetimet në atë kohë bënë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje mes vajzave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular