BallinaAktualitetKush është i 'forti' që fshihet pas zhdukjes së Ervis Martinajt, dy...

Kush është i ‘forti’ që fshihet pas zhdukjes së Ervis Martinajt, dy shtetet ku po kërkohen të dhëna për “mbretin e kumarit”

Gazetarja, Klodiana Lala thotë se një i shumëkërkuar për ngjarje të rënda kriminale, po kalon në sitë nga organet e drejtësisë, pasi dyshohet se është i përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt.

Në “Euronews”, Lala u shpreh se është gjetur edhe një automjet, që dyshohet se përdorej nga Martinaj. Sipas saj, kjo pistë e re i ka drejtuar hetuesit drejt Kosovës.

“Ajo dosje ka pafund histori. Është gjetur më pas një automjet që dyshohet se përdorej nga Ervis Martinaj, ka çelur një pistë të re që i drejton hetuesit drejt Kosovës. Në sitë po kalon edhe një personazh i shumëkërkuar, i përfolur për shumë ngjarje të rënda kriminale, refuzoj ta bëj me dije emrin, duke qenë se është duke u hetuar. Dyshohet si i përfshirë në këtë histori”, theksoi ajo.

Dy shtetet ku po kërkohen të dhëna për zhdukjen e Ervis Martinajt

Lala tregoi se autoritetet shqiptare po kërkojnë informacion në Itali dhe Maqedoni të Veriut për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

“Pse policia hesht? Duhet të ushtrojmë presion pozitiv ndaj ministrisë që të na japë një përgjigje dhe për të qetësuar familjarët dhe për të kuptuar se çfarë po ndodh me këtë histori. Një kryeministër nuk mund të dalë dhe të thotë që dimë disa të dhëna.

Autoritetet shqiptare kanë kërkuar në drejtim të dy vendeve, por janë kërkuar të dhëna përmes shenjave të gishtërinjve në shtetin italian Romë dhe janë kërkuar në Maqedoninë e Veriut. Është një çështje e madhe do të kërkojë shumë kohë për ta sqaruar”, u shpreh Lala. Gazetarja shtoi më tej se në Policinë e Shtetit u vërtetua se ka njerëz të inkriminuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular