BallinaBotaZgjedhjet në Itali, qendra e djathtë drejt fitores! Giorgia Meloni: Do të...

Zgjedhjet në Itali, qendra e djathtë drejt fitores! Giorgia Meloni: Do të qeveris për të gjithë qytetarët! Votuesit dërguan një mesazh të qartë

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë Giorgia Meloni ka shpallur fitoren në zgjedhjet e zhvilluara në Itali një ditë më parë dhe duket se do të jetë kryeministrja e parë femër në shtetin fqinj.

Capture

Meloni pritet të formojë qeverinë më të djathtë në Itali që nga lufta e Dytë Botërore. Kjo duket se do të alarmojë pjesën më të madhe të Europës duke qenë se Italia është ekonomia e tretë më e madhe e Bashkimit Europian, shkruan BBC.

Megjithatë duke folur pas procesit zgjedhor, Meloni tha se partia e saj do të qeverisë për të gjithë, në një dalje për gazetarët në Romën.

“Italianët kanë dërguar një mesazh të qartë në favor të një qeverie të krahut të djathtë të udhëhequr”, u shpreh ajo.

Meloni pritet të marrë deri në 26% të votave bazuar në rezultatet paraprake, përballë rivalit të saj më të afërt Enrico Letta nga qendra e majtë.

Aleanca e krahut të djathtë e lëvizjes së Melonit, e cila përfshin gjithashtu Ligën e ekstremit të djathtë të Matteo Salvinit dhe qendrën e djathtë të ish-Kryeministrit Silvio Berlusconi, Forza Italia, tani duket të ketë kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Deputetëve, me 42.2%.

Vendimi se kush do të bëhet lideri i ardhshëm i Italisë varet nga presidenti, jo Giorgia Meloni dhe kjo do të marrë kohë.

Ky është rezultati i deritanishëm:

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular