BallinaKryesoreDoni të memorizoni gëzimin tuaj familjar? Ja ku mund të trokisni që...

Doni të memorizoni gëzimin tuaj familjar? Ja ku mund të trokisni që të merrni shërbime me cilësi maksimale

Në jetën tonë, ato që mbajmë më shumë mend dhe lënë gjurmë në të përditshmen janë gëzimet e ndryshme në familje, shoqëri apo ambiente pune. Shpesh, secili nga ne, shihet kryesisht me celularët në dorë, apo dhe ndonjë aparat fotografik për të fiksuar momentet më të mira nga gëzimi i tij, por festa të mëdha si ditëlindje, festa, dasma etj, thuajse të gjithë përpiqemi të trokasim në një derë profesionisti! Për të momorizuar më të mirën nevojitet ai i duhuri, pavarësisht se në treg pretendojnë shumë, por cilësinë e duhur pak e ofrojnë. Njëri prej tyre i cili  është një profesionist i vërtet dhe kjo fal dhe aftësisë që ka e fituar nga eksperianca ndër vite, por dhe teknologjisë së lartë që përdor për të memorizuar gëzimin tonë familjar. Ai quhet Albi Çeka, i cili e ka pasur pasion dhe është rritur me fotografinë dhe videografinë, ku cilësia ka qenë gjithmonë elementi më i rëndësishëm të cilit i kanë dhënë rëndësi dhe nuk bën kompromis.
Kush është Albi Çeka dhe fillimet e tij?
Që në moshë të vogël Albi ka shfaqur pasionin e tij për fotografinë dhe videografinë dhe ka marrë pjesë në shumë evente duke shoqëruar babain e tij nga i cili e ka trashëguar këtë profesion. Me kalimin e viteve ai iu përkushtua pasionit të tij duke punuar shumë dhe me këmbëngulje për të arritur profesionalizmin e duhur dhe ja ka arritur të jetë sot një videograf i suksesshëm. Përvec shërbimeve të kryera në dasma apo gëzime të ndryshme familjare Albi ka marrë pjesë edhe në shumë evente të tjera të rëndësishme si: për tre sezone 2019-2022 në Miss Grand Albania. Po kështu në vitet 2010-2013 ka punuar si operator pranë Tv Vora, në vitet 2013-2017 operator pranë Tv Preza, në vitin 2022 operator në ekipin e futbollit FC Vora.
Çfarë i bën të vecanta shërbimet që ofron?
Shërbimet që ofrojnë së bashku me ekipin e tij janë të vecanta pikërisht për profesionalizmin, eksperiencën, teknologjinë e fundit të përdorur, cmimet konkuruese dhe qasjen individuale për këdo që i zgjedh në ditën më të bukur të jetës apo në evente të ndryshme. Shërbejnë në mënyrë profesionale, në kohë dhe me garanci të një cilësie të lartë.
Misioni i tyre është që të gjithë që i zgjedhin të memorizojnë momentet më të bukura të jetës. Jeta është e mbushur plot me momente të bukura, me caste gëzimi dhe me buzëqeshje. Ata ju ndihmojnë që këto momente lumturie të memorizohen dhe të qëndrojnë gjatë në kujtesën tuaj por edhe ti ndani me të tjerët. Qëllimi kryesor i tyre është që të shndërrojmë dasmën dhe eventin tuaj në një histori të mrekullueshme dhe të paharrueshme.
Cilësia ka qenë gjithmonë elementi më i rëndësishëm  të cilit i kanë dhënë rëndësi dhe nuk bëjnë kompromis. Me përvojën e fituar në mbi 10 vite eksperiencë me profesionalizmin dhe përkushtimin realizon foto, video 4K, videoklipe,  photoshop, etj me cilësi të lartë në dasma dhe evente të tjera të rëndësishme të jetës tuaj duke u kujdesur edhe për detajet më të vogla.
Falë teknologjisë së fundit që ata përdorin ofrojnë realizimin në mënyrën më profesionale të videove në formatin HD, fotove me cilësi të lartë të imazhit. Shërbimet e tij i ka ofruar jo vetëm brenda territorit të Shqipërisë por edhe jashtë si në Greqi, Itali, etj.
Shërbimet që ofrojnë në dasma, evente dhe ditëlindje:
Wedding filming
Wedding videographer
Photo
Video 4K
Crane
Drone
Nëse doni të rezervoni edhe ju për ditën më të bukur të jetës tuaj, më poshtë do të gjeni kontaktet:
Instagram: https://www.instagram.com/albicekaa_videographer/
Web: www.albicekavideographer.al
Cel: 068 29 29 454    E-mail: [email protected]

  

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular