BallinaKryesore"Po përgatitem për diçka shumë historike"/Alban Skënderaj zbulon gjithçka në "Më lër...

“Po përgatitem për diçka shumë historike”/Alban Skënderaj zbulon gjithçka në “Më lër të flas”!

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin e vëllezërve Veshaj, “Më lër të flas” ka qenë këngëtari i njohur Alban Skënderaj. Ai ka treguar gjithçka rreth jetës së tij, karrierës, suksesit edhe projektit më historik që  po vjen.

Unë jetën time e kam të lidhur mes Vlorës dhe Lushnjes. Në moshën 15-vjeçare unë kam shkuar në Itali. Kam jetuar në qytetin më të njohur në Europë për lulet, 20 minuta larg Fierenzes. Për 15-vjetor mua më bënë vëllezërit e mi dhuratë një kitarë. Isha pak në siklet dhe doja të kthehesha nga andej, dy vitet e para kanë qenë shumë të vështirë por më pas gjithçka u normalizua. Mundohesha më shumë tek gjërat në anglisht. Ishte dëshira e prindërve që të bëja tekste në shqip dhe kështu nisi githçka. Top Fest-i më pas ishte revulucioni që Top Channel bëri atëherë. Një moment shumë simbolik por edhe përcjell një mesazh shumë të rëndësishëm. Jam shumë krenar që unë kam ardhur në këtë formë tek publiku.

18 vite karrierë është një arritje shumë e madhe, jam falenderues për publikun dhe krenar për veten. Duhet ta lidhësh karrierën me veten tënde dhe gjithçka që të përket.

Në lidhje me projektin historik që po vjen ai ka treguar se:

Është një sfidë dhe do të kisha shumë dëshirë, po flasim me stafin dhe jemi në hapin e parë. Dua të bëj diçka historike dhe spektakolare. Dua të jetë ai kulmi kur edhe unë të vendos një gur në historinë e muzikës. Është ende herët por ndoshta vitin tjetër mund të jetë gati. Bëhuni gati për diçka të madhe.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular