BallinaProfilPROFIL/Guxim Alimani: Lisat nuk bien me një të rame!

PROFIL/Guxim Alimani: Lisat nuk bien me një të rame!

Nga Guxim Alimani

(Portret pa autorizim për Irfan Hasanbelliun). Atë mund ta takosh pa droje në mëngjeset e herëshme teksa thjeshtë e pa badiguarde niset për në punë. Nuk rehatohet ndër kolltuqe makinash luksoze siç ndodh rëndom të shohim të mëdhenjtë e biznesit. Takon njerëz pa fund derisa mbërrin në zyre, e në fakt zyra e tij janë me njerezit. Nga më të thjeshtët e hallexhinjtë që i drejtohen deri tek intelektualë, profesore e akademikë, gazetare, kolegë etj. Për mua si gazetar i vjetër Irfani përfaqëson oazin e shtypit të lirë e dinjitoz i shëndërruar tashmë në një shkollë të profesionalizmit e guximit, të lajmit të saktë paanësisë. E sa për biznes është ai burrë që markat e rrënuara e të kthyera në relike e suvenire i ktheu në brandy ndërkombëtare me nominacionin e Tiranës, metropolit të kombit tonë. Nuk flas për arsimin ku Univesiteti i tij listohet si i shkëlqyer në bursën internacionale të dijes. E sa për turizëm tashmë dihet suksesi i tij. Një Prestigj që në fakt i dha prestigj e autoritet gjithë atdheut tonë duke bërë të braktiset anatemimi dhe të shkruhet me germa të mëdha Shqipëria si destinacion i pëlqyer. E ndërsa shkruaj këto rrjeshta nuk me hiqen nga mendja ushtritë me taksidarë, servilë e zuzarë të yshtur prej politikës e cila bën rolin e xhelozit sikundër një firmë bandite që don të sfidojë kolegun në treg. Por Irfani është prapë i qetë. E ka mendjen si të punësoje e shkollojë të rinj që ata të ndihen dinjitoz në vendin e vet. Ai flet pak por duket sikur në vend të kurajos që në dihet ti japim është ai që na jep kurajo e mesazhe qetësie e durimi. Si dikur rilindasit e vërtetë me fjalët lapidar..”Ditët e mira paskëtaj vijnë”. E duke i mbylluar këto pak rrjeshta të thjeshtë konsiderate për Irfan Hasanbelliun nuk rri dot pa i kujtuar atij dhe të tjerëve një shprehje të vjetër të vendlindjes time: “Lisat e mëdhenj nuk rrëzohen me një të rame”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular