BallinaKryesoreHapja e dosjeve të ish-sigurimit: Dy deputetë të PS abstenuan, ja emrat...

Hapja e dosjeve të ish-sigurimit: Dy deputetë të PS abstenuan, ja emrat e deputetëve të PD që votuan pro

Mbrëmjen e kaluar mazhoranca dhe grupi i Enkelejd Alibeajt bashkuan votat për të miratuar hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit.

Pr/ligji u miratua me 94 vota pro, por ajo që bie në sy është abstenimi i dy deputetëve të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri dhe Nasip Naço, ndërsa deputetet e Sali Berishes nuk ishin te pranishem

Seanca parlamentare maratonë ka zgjatur për më shumë se 13 orë. Pavarësisht se në parim këto ndryshime kanë pasur dakordësi mes dy palëve, nuk kanë munguar debatet.

Deputetët e PD që votuan pro ligjit

  1. Gazment Bardhi,
  2. Bledjon Nallbati
  3. Agron Gjekmarkaj
  4. Lulzim Basha
  5. Merita Bakiu
  6. Emila Koliqi
  7. Mesila Doda
  8. Saimir Korreshi
  9. Nusret Avdulla
  10. Kreshnik Çollaku
  11. Eralda Bano
  12. Seladin Jakupllari
  13. Andia Ulliri
  14. Flamur Hoxha
  15. Flutura Açka
  16. Jorida Tabaku
  17. Lefter Gështenja
  18. Arbi Agalliu
  19. Helidon Bushati
  20. Ilda Dhori
  21. Orjola Pampuri
  22. Enkelejd Alibeaj
  23. Dhurata Tyli Çupi
  24. Dashnor Sula

1-Damian Gjiknuri abstenim

2-Nasip Naço abstenim

Sipas këtij ndryshimi, do të mundësohet vendosja në sitë e të gjithë politikanëve që kanë kaluar verifikimin nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtorë të ish sigurimit të shtetit, si dhe propozimin e demokratëve për ndryshim në ligjin për  “Për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror”, që do të mundësonte hapjen e të gjitha dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular