BallinaKryesore“Një PD e ndarë nuk i shërben askujt”/ Xhaferraj takim me demokratët...

“Një PD e ndarë nuk i shërben askujt”/ Xhaferraj takim me demokratët në Durrës: Politika e pështirë e baltosjes duhet të marrë fund

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj ka zhvilluar sot një takim me demokratët e qytetit të Durrësit. Gjatë fjalës së tij, ai ka shprehur shumë kritika për ndarjen e PD-së dhe dështimin e negociatave për të dalë me kandidatë të përbashkët për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sipas Xhaferrajt, një PD e ndarë nuk i shërben askujt. Deputeti demokrat ka shprehur gjithashtu kritika ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe lëvizjes së tij për rithemelimin e PD-së.

Xhaferraj është shprehur se rithemelimi i një partie nuk mund të bëhet nëse bazohet në metoda të vjetra të pseudo-zgjedhjeve brenda saj.

Xhaferraj: Të dashur miq, drejtues dhe aktivistë me shumë kontribute në Partinë Demokratike. Pas diskutimeve te shumta dhe çdo ditë, jemi mbledhur sot perfaqesues të Degës së Partisë Demokratike në Durrës, drejtues te saj, sekretare, drejtues grupseksionesh, seksionesh dhe aktiviste me kontribute disa vjecare. Jemi mbledhur kryesisht për të diskutuar dhe për të thënë disa të vërteta, për t’ju informuar se pse nuk shkuan përpara negociatat për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale.

Ta dashur miq. Një PD e ndarë nuk i shërben askujt, për këtë mendoj se ka dakordësi brenda kësaj salle dhe përtej saj. Por, edhe një PD që nuk e mund dot regjimin gjithashtu nuk i shërben askujt. Edhe për këtë jemi dakord të gjithë brenda kësaj salle dhe jashtë saj. Daljen me kandidatë të perbashkët në zgjedhjet lokale të pranveres, e pamë si domosdoshmëri për të qëndruar fort dhe fituar përballë kandidatëve të regjimit të Rilindjes.

Nëse kthejme koken mbrapa, zgjedhjet politike te 25 Prillit e provuan se sa e veshtire eshte te perballesh me regjimin. Nga patronazhistet tek punesimi parazgjedhor, tek votat e blera nga parate e inceneratoreve, tek ndarja e fondeve te termetit, dhe deri tek perdorimi i te gjithe burimeve te shtetit ne funksion te Partise se pushtetit. Durresi ishte epiqendra e keqperdorimit te shtetit nga ana e pushtetit me rreth 20 miljone dollare te shperndara gjate fushates zgjedhore.

Mbas zgjedhjeve te 25 Prillit kishim shpalljen non grata te liderit historik, Z. Berisha dhe kjo coj ne ndarjen e Partise Demokratike duke filluar nga grupi parlamentar. Keto muaj kane provuar me fakte se z. Berisha, per te cilin cdo demokrat ka mendime komplekse per te mirat por edhe per te keqijat qe i ka sjelle PD-se, arrin te mobilizoje shumicen e anetareve te Partise Demokratike. Por, nqs. Foltorja po deshton te mobilizoje dhe bashkoje gjithe demokratet, si do arrije te mobilizoje elektoratin e pavendosur?  Nje figure si z. Berisha serish ne krye te PD mobilizon shume mire dhe shume fort nje pjese te PD, por kurrsesi nuk mobilizon Shqiptaret e pavendosur, te cilët ZGJIDHJEN NUK E SHOHIN ME TEK E KALUARA. 

Foltores i thone rithemelim, por rithemelimi s’mund te kete themele te forta neqoftese bazohet ne metoda te vjetra. Metodat e vjetra i kemi pare prezente në çdo pseudo-garë të bërë brenda PD së rithemeluar (kujtoj garën më të fundit për kreun e Forumit Rinor të PD-së). Metodat e vjetra i kemi ndjerë të gjithë kur propaganda e Foltores baltos çdokënd që demonstron problemet e saj. Po nuk qe dakord me Berishën, je bashkepunëtor i Rames. Kjo mënyrë e të folurit, ose me mua ose kundra meje, ka qellim kryesor te fshehe te vertetat me metoda te vjetra. Sot po je kundra Berishes, atehere je me Ramen. Por, nese neser bie dakord me Berishen atehere papritur nuk je me me Ramen. Kjo politikë e pështirë baltosje duhet te marrë fund. Në të kundert, kuptojmë që vetë Foltorja nuk është aty per te fituar zgjedhje ne te mire te cdo demokrati dhe shqiptari, por per te krijuar zhurme ne mbrojtje te interesave personale.

Dikush me pyeti kur po hyja ne salle per protesten e 12 Nentorit nese do marrim pjese apo jo.  Pergjigja ishte se ne nuk ndahemi me z. Berisha ne deshiren dhe nevojen per te protestuar kunder regjimit, ne ndahemi tek strategjia dhe tek lidershipi qe na duhet per te fituar kunder regjimit.

Domosdoshmeria qe kandidatet demokrate te mundin kandidatet e regjimit ne zgjedhjet lokale na detyroi qe ne negociata te ishim te hapur dhe tolerante duke pranuar edhe primaret e shpallura nga z. Berisha. Por, pame qe ndersa ne na tregohej statuti i 11 Dhjetorit, me z. Meta hartohej marrveshje. Propozimi yne, qe ka vetem nje synim, te nxjerre kandidate te perbashket qe mobilizojne gjithe votat e demokrateve dhe pertej, eshte aty. Gara lokale nuk eshte beteje e brendshme e statuteve te PD, por eshte beteje per te mundur regjimin dhe ne jemi te gatshem te japim kontributin tone per nje te mire te perbashket.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular