BallinaKryesoreParlamenti Evropian miraton pranimin e Kroacisë në zonën Shengen

Parlamenti Evropian miraton pranimin e Kroacisë në zonën Shengen

Parlamenti Europian votoi këtë të enjte heqjen e kontrolleve kufitare të mbetura midis zonës Shengen dhe Kroacisë.

Në këtë mënyrë Parlamenti Evropian i ka hapur rrugën Kroacisë për pranimin në zonën Shengen pa pasaporta, duke e lënë vendimin përfundimtar në duart e drejtuesve të qeverive të BE-së.

Votimi kaloi në parlament me një shumicë prej 534 votash pro dhe 53 kundër.

Tashmë vendimi përfundimtar do të duhet të merret nga Këshilli Evropian, i përbërë nga 27 krerët e qeverive anëtare të BE-së, të cilët në dhjetor të vitit të kaluar konfirmuan përmbushjen e të gjitha kritereve nga Kroacia.

“Vendi i Kroacisë është në Shengen. Kriteret janë plotësuar. Parlamenti Evropian ka dhënë dritën jeshile. Tani Këshilli i BE-së duhet të japë rezultate”, tha presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola përmes një postimi në Twitter pas votimit.

Zona Shengen është zona më e madhe në botë pa pasaporta, duke lejuar lëvizjen e pakufizuar të njerëzve midis 26 vendeve evropiane.

Kroacia aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 2003 dhe u bashkua me bllokun në 2013-ën. Kjo ishte hera e fundit që BE u zgjerua.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular