BallinaOP EDKongresi i Drejtshkrimit-1972 është krim politik, jo arritje historike!

Kongresi i Drejtshkrimit-1972 është krim politik, jo arritje historike!

Nga Nebil Çika
Kongresi i Drejtshkrimit te Gjuhës Shqipe ne 1972 është një vepër kriminale e diktaturës komuniste jo vetëm në kuptimin kulturor e shkencor por edhe ne atë historik .
Ai ishte një kongres politik , jo shkencor dhe fakti që në tribunën e tij ishin diktatori Enver Hoxha, Mehmet Shehu e te tjerë drejtues politikë e ushtarakë të diktaturës komuniste ,flet vet.
Ky kongres ishte në fakt miratimi nga gjuhëtarët dhe akademiket e diktaturës te vendimit politik për te përcaktuar si gjuhe zyrtare të unifikuar dialektin që fliste ai .
Ky Kongres mohoi e zhduku nga gjuha zhytae e letrare gjuhën , dialektin e gjysmës se kombit shqiptar gegërishten duke masakruar gjysmën e velarëve dhe traditës sonë kombëtare , format dhe shprehje të shumta të sajë .
Duke mos qenë një kongres shkencor por një kongres politik qëllimi i tij ishte të përdorte gjuhën si mjet politik, “pushtimi” e imponimi për gjysmën e popullit dhe kombit që flet dialektin gegë, duke ndikuar shumë në mos zhvillimin e këtij dialekti por edhe në krijimet letrare- artistike e kulturore nga autorët që flasin e shkruajnë në këtë dialekt.
Por ka sjellë e sjell vështirësi edhe në mësimin e studimin veprave madhore letrare shkencore , të dokumenteve historike etje pasuri të kulturës sonë të shkruara në gegërisht.
Të gjithë e ndjejmë sot vështirësinë e krijuar nga ky vendim i një anshëm e politik për gjuhën standarde, sidomos kur na duhet të përdorimi disa forma të gegërishtes si paskajorja, që toskërishtja nuk i ka .
Një Kongres me të vërtetë shkencor e patriotik do të kishte vendosura një gjuhë të unifikuar duke bërë bashkë vlerat më të mira të dy dialekteve dhe jo vetëm atë që fliste diktatori .
Nuk jam studiues i gjuhësisë por si gazetar me duhet ta përdor atë jo vetëm si mjet komunikimi por edhe pune .
Dhe kjo gjuhë standarde ,shpesh herë, më pengon të them saktësisht atë që dua ndaj detyrohem ti kthehem formave, shprehjeve e fjalëve të mohuar nga ky kongres të gegërishtes.
Po të njëjtën vështirësi ndjejnë një pjesë e mirë e lexuesve që falsin e shkruajnë gegërisht me shkrimet e mia në gjuhen standarde. Kaq me mjafton mua që të kuptoj se ky kongres dhe produkti i tij nuk ishin arritje historike, përkundrazi, ishte një regres i planifikuar politik e kriminal, jo vetëm në gjuhë e kulture.
Ata gjuhëtarë që u detyruan të jenë pjesë e këtij kongresi turpi, mund të justifikohen pasi nuk kishin asnjë mundësi në atë kohë, përveçse të zbatonin vullnetin e diktaturës dhe diktatorit. Por të kremtosh sot atë si “arritje e madhe historike” është kriminale dhe e pafalshme .
Detyra e Akademisë së Shkencave institucioneve dhe katedrave te gjuhës shqipe ka qenë në këto 32 vjet të rishikonte vendimet e këtij kongresi për të çliruar gjuhen shqipe nga peng-marrja politike komuniste duke bere pjesë të gjuhës standarde atë pjese të gjuhës kombëtare që u mohua në 1972 .
Jo vetëm ky kongres por çdo gjë që u imponua politikisht nga diktatura komuniste duhet të rishikohet për të sjelle në normalitet jetën , kulturën dhe historinë tonë të deformuara politikisht .
Por ketë ndryshim nuk mund ta bëjnë autorët e pa penduar të këtyre vendimeve e krimeve politike komuniste.
Fakti që sot Akademia e Shkencave drejtohet nga ministri i arsimit i diktaturës komuniste është arsyeja dhe shkaku më e fort dhe e qartë që këto vendimmarrje kriminale vazhdojnë të zbatohen me imponim të shtetit dhe të trajtohet si arritje historike, ndërkohë që janë krime historike.
Heshtja e shumë specialisteve dhe autoriteteve kulturore , shkencor, letrare artistike etje ndaj kësaj vazhdimësie te krimeve të komunizmit, jo vetëm në gjuhë e kulturë, është e trishtueshme, një pajtim me të keqen komuniste që vazhdon të kushtëzoje jetën tonë me trashëgiminë e aktet politike kriminale të sajë dhe autoret e tyre ende në pushtet !
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular