BallinaPolitikeLRE zhvillon Asamblenë e Korçës. Ejona Mema rikonfirmohet Kryetare e Lëvizjes së...

LRE zhvillon Asamblenë e Korçës. Ejona Mema rikonfirmohet Kryetare e Lëvizjes së Re për Korçën

LRE zhvillon Asamblenë e Korçës. Ejona Mema rikonfirmohet Kryetare e Lëvizjes së Re për Korçën.
Partia Lëvizja e Re prej disa javësh ka nisur proçesin e riorganizimit dhe ristrukturimit të saj kudo e ngado në çdo qytet të Shqipërisë por edhe në Diasporë.
Pas Kuvendit Kombëtar Programatik të 11 qershorit ku morën pjesë 750 kandiatë, LRE ka zhvilluar Asambletë Zgjedhore në disa qytete të Shqipërisë dhe në Diasporë.
Janë zhvilluar Asambletë e Durësit, Pogradecit, Kuçovës, Tiranës, Kukësit, Shkodrës, etj.
Gjithashtu pak javë më parë u zhvilluan edhe Asambletë e Rajonit të Toskana dhe Rajonit të Piemonte në Itali.
Në të gjitha këto Asamble janë zgjedhur drejtuesit e rinj të LRE dhe ekipet e tyre.
Ditën e djeshme, në dt 12 nëntor 2022, LRE ka zhvilluar edhe Asamblenë për qytetin e Korçës.
Në Asamblenë e LRE për Korçën morën pjesë mbi 120 delegatë.
Asambleja e Korçës rikonfirmoi me votë si Kryetare të LRE për Korçën znj. Ejona Mema.
Znj. Ejona Mema është gazetare në profesion dhe njëkohesisht ushtron edhe mësuesinë.
Znj. Ejona Mema përveçse Kryetare e LRE për Korçën është e zgjedhur edhe si NënKryetare e LRE për Shqipërinë.
Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e LRE për Korçën, Kryetari i kësaj partie z. Arian Galdini deklaroi se: “LRE është parti e djathtë dhe opozitare.”
“Ne jemi qartësisht dhe vendosmërisht në Opozitë me të majtën si ideologji dhe doktrinë, me partitë e majta si pozicionim në spektrin politik dhe me PS e Qeverisjen Rama drejtpërdrejtë. – vijoi në fjalën e tij Galdini. – Ne si LRE, nuk jemi parti e dalë as nga PD e nga asnjë parti tjetër. Ne nuk jemi parti as intaçorësh apo të zemëruarish me ndonjë parti aktuale, as fraksion, as copëtim i asnjë partie aktuale. Ne jemi thjesht një parti e re e djathtë që nuk kemi asnjë lidhje as me të shkuarën e para 1990, as me të shkuarën e afërt të pas 1990. Ne nuk kemi asnjë ish komunist, asnjë ish Fuks, asnjë ish Sigurims, e asnjë ish të pushtetshëm apo të implikuar me apo në pushtetet e partitë e para 1990, apo pas 1990. Asnjë ish i korruptuar i asnjë pushteti e i asnjë partie të para apo pas 1990 nuk ka e nuk gjendet e nuk pranohet në LRE. LRE nuk ciklon e as riciklon askënd. Ne jemi partia e qytetarëve të thjeshtë, të ndershëm dhe të papërlyer. LRE nuk është partia as e Ramiz Alisë e as e Nexhmije Hoxhës, as e Sigurimit të Shtetit e as e Intitutit të Studimeve Marksiste – Leniniste, as e Xhorxh Sorosit, e as e Erdoganit, as e Gylenit e as e UDB, as e Asfalisë Greke e as e asnjë Shërbimi Sekret vendas apo të huaj, as e Sali Berishës, e as e Fatos Nanos, as e Edi Ramës, e as e Ilir Metës, as e Erion Veliajt e as e Lulzim Bashës.
LRE është partia e parë reale e krijuar nga qytetarët shqiptarë pa urdhëra, pa porosi e pa kontroll nga Të tjerë në prapaskenë. Prandaj LRE ka zero para, zero financime, zero donacione, zero media, madje është e para dhe e vetmja parti politike në 32 vite pluralizëm politik shqiptar që është e dënuar me harresë nga mediat, të gjitha mediat, dhe bllokohet, çensurohet, ndalohet, shpërfillet plotësisht e totalisht nga mediat në Shqipëri. LRE po bën histori me 1 celular e 1 faqe facebooku. Në dt 24 tetor 2022, LRE festoi 2 vjetorin e saj dhe në 2 vite ekzistencë ka bërë me qindra takime reale me njerëz realë ngado e kudo në Shqipëri. LRE vetëm me 1 celular e 1 faqe facebooku ka bashkuar më shumë shqiptarë se pothuajse çdo përpjekje tjetër nga të tjerë. LRE është historia e patreguar. Por me 1 celular e 1 faqe facebooku ka bërë bashkë qindra e ndoshta mijëra shqiptarë ngado e kudo në çdo qytet të Shqipërisë dhe në Diasporë…” – përfundoi fjalën e tij Kreu i LRE Arian Galdini.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular