BallinaOP EDAnaliza e VOA: SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut në koordinim të...

Analiza e VOA: SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut në koordinim të plotë përballë Koresë së Veriut

Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut janë “më të koordinuara se kurrë përballë “sjelljes provokuese” të Koresë së Veriut, tha të dielën Presidenti amerikan Joe Biden, ndërsa këshilltari i tij për sigurinë kombëtare premtoi një përgjigje të përbashkët nëse Pheniani kryen një prove të shtatë bërthamore

Duke folur në Kamboxhia pas një takimi trepalësh me kryeministrin japonez Fumio Kishida dhe presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, Biden i quajti vendet e tyre “aleatë kritikë” që ndajnë shqetësimet e Shteteve të Bashkuara për provat me raketa të Koresë së Veriut.

Tre udhëheqësit lëshuan një deklaratë të përbashkët duke ngritur lart “nivelin e pashenbullt të koordinimit trepalësh” që kishin arritur dhe u zotuan të krijojnë lidhje edhe më të ngushta, veçanërisht në fushën e sigurisë.

Zoti Biden nënvizoi gjithashtu angazhimin “e palëkundur” të Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur të dy aleatët, thuhet në deklaratë.

Zoti Yoon tha se provokimet e fundit të Koresë së Veriut treguan “natyrën e regjimit të saj kundër humanitarizmit”, ndërsa zoti Kishida tha se veprimet e saj ishin “të pashembullt”.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, u tha gazetarëve në avionin presidencial se tre udhëheqësit planifikonin një përgjigje të koordinuar nëse Koreja e Veriut kryen një provë të shtatë bërthamore, por nuk pranoi të jepte detaje.

“Do të jetë një përgjigje trepalëshe, e mirëkoordinuar midis tre vendeve,” tha zoti Sullivan, duke shtuar se ajo mund të përfshijë elementë sigurie, ekonomike dhe diplomatike.

Në deklaratën e tyre të përbashkët, të tre udhëheqësit thanë se një provë bërthamore e Koresë së Veriut “do të përballej me një përgjigje të fortë dhe të vendosur nga komuniteti ndërkombëtar”, duke shtuar se Japonia, Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara do të koordinojnë sanksionet dhe do të punojnë së bashku për të mbyllur hendeqet në regjimin e sanksioneve ndërkombëtare./VOA/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular