BallinaUncategorizedEMRAT/Zgjedhjet vendore, prezantohen kandidatët e miratuar në të gjithë vendin

EMRAT/Zgjedhjet vendore, prezantohen kandidatët e miratuar në të gjithë vendin

Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi ka prezantuar sot 26 emra kandidatësh të miratuar nga Kryesia për të marrë pjesë në procesin e primareve brenda Partisë Demokratike

Për garën e Bashkisë së Elbasanit, është miratuar vetëm nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ndërsa për kryeqytetin, janë miratuar 7 emra.

Në Shkodër garon vetëm Bardh Spahia, i cili aktualisht mban postin e kryebashkiakut në qytetin verior.

Vokshi: Bazuar në vendimin numër 38 datë 1 Tetor 2022 të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, bazuar në udhëzimet 11, 12, 13 të Komisionit për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale, ky Komision pranë PD-së, mori në shqyrtim të gjithë dokumentacionin e ardhur për të gjithë kandidatët që janë propozuar në të gjitha degët e PD-së, por që kanë pranuar kandidimin dhe plotësuar dokumentacionin dhe gjithashtu edhe dokumentacionin e të gjithë kandidatëve të vetëpropozuar.

Siç edhe ju është bërë me dije, interesi ka qenë i lartë. Janë mbi 200 kandidatura që janë shqyrtuar. KOKOE ka qenë i mbledhur dhe ka punuar me intensitet dhe sot i ka paraqitur kryesisë së PD-së, për të gjithë kandidatët e 26 degëve dhe në ditët në vijim ne do të vazhdojmë të jemi të mbledhur për të paraqitur kryesisë së PD-së për vendimmarrje kandidaturat e degëve që nuk u morën dot sot në shqyrtim. 

Kryesia i shqyrtoi një e nga një kandidaturat e propozuara dhe vetëpropozuara në degë dhe i miratoi ato.

  

Elbasan

Luçiano Boçi

Tiranë

Adriana Kalaja
Belind Këlliçi
Enkelejda Fejzo
Fatmir Merkoçi
Gerti Bogdani
Ilir Alimehmeti
Julian Deda

Shkodër

Bardh Spahia

Durrës

Armand Dervishi
Fatjon Kosta
Igli Cara

Librazhd

Agron Mekshi
Arianit Leka
Mereme Zeneli
Ndriçim Lila
Shaqir Kuka
Shefki Çota

Prrenjas

Mehdi Leka
Suzana Topi

Gramsh

Maksim Çekrezi
Kodhel Çala

Peqin

Albert Kurti
Mustafa Pasha

Belsh

Bedri Qypi
Dritan Cani

Berat

Kejdi Spahiu
Sazan Guri
Zia Ismaili

Lushnje

Eduart Sharka
Erion Kërçuku
Eurion Iljazi

Patos

Ardian Rama
Gazmend Halimi
Sofie Alushaj

Mallakastër

Neim Begaj
Resmi Shanaj

Roskovec

Dhurata Malko
Nazar Plaka
Nerdit Hazizaj

Divjakë

Aurel Malko
Gjergj Janko

Korçë

Entela Dvorani
Gjergji Gjata
Ledina Alolli

Maliq

Alfred Berberi
Alfred Gega

Kukës

Admir Sinamati

Tropojë

Besnik Dushaj
Feride Rrahmanaj
Mimoza Hajdarmataj
Jordan Memia
Xheme Nezaj

Has

Bledar Lushi
Miftar Dauti
Nazmie Laçi

Vlorë

Arta Haluci
Hysni Sharra
Luan Kapaj
Nada Dullja

Selenicë

Bejdo Alliaj
Dhurata Meçorapaj
Jani Dapaj
Klajdi Runaj
Leonard Rakipaj
Sezai Balilaj

Delvinë

Bati Cucuri
Hasan Alizoti
Ilir Mehmeti

Sarandë

Ardit Cikuli
Armand Magllara
Ilir Nikolla
Robert Haxhi
Spiro Vaso

Konispol

Aleksandër Loloshi
Fatmir Shero

Shijak

Agim Rameta
Fatbardh Gjata
Astrit Hoxha
Igner Vora

Këto janë emrat që ka kaluar kryesia e PD-së dhe i ka miratuar. Janë emrat që do të garojnë për primaret e PD-së. KOKOE do të vazhdojë sot, nesër me intensitet shqyrtimin e dosjeve për kandidaturat e tjera për të gjitha degët e tjera.

Sipas edhe njoftimit që u bë në kryesi, edhe kryesia e PD-së do të vazhdojë të qëndrojë e mbledhur dhe menjëherë sapo Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale do të shqyrtojë një pjesë të degëve, do të ja kalojë kryesisë por miratim edhe kandidaturat e degëve të tjera, për të cilat do të ju informojmë në vijim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular