BallinaKryesoreShërbimet noteriale?! Ja studio ku gjeni cilësi, besueshmëri, integritet fal emrit të...

Shërbimet noteriale?! Ja studio ku gjeni cilësi, besueshmëri, integritet fal emrit të noteres Edlira (Malaj) Galanxhi

Nga Vasil Dardha
Hapja e Shqipërisë me botën pas rrëzimit të regjimit komunist dhe kalimi tek ekonomia e tregut mundësoi që pjesa dërrmuese e të punësuarëve të jenë nga sektori privat, që shpesh është përballur me konkurrencë të pandershme. Kur flasim për pandershmëri, nënkuptojmë spekulantë në treg. Kjo nuk ka munguar as tek ata që kanë ushtruar profesionet e lira ku qytetarëve jo pak herë iu është dashur të trokasin në zyra që nuk kanë marrë atë çfarë kanë kërkuar dhe paguar.
E rëndësishme për një qytetar është të dijë që ku të trokas, qoftë dhe për të blerë diçka në dyqanin apo supermarketin e lagjes për të konsumuar. I duhet të ketë informacionin e duhur sepse mund të bjerë preh e mashtrimit dhe ndoshta jo për fajin e tij.
Një prej profesioneve të lira tek i cili kryhen mjaft shërbime dhe na duhet të shkojmë jo pak herë është dhe ai i noterit. Për secilin prej nesh është shumë e rëndësishme të dimë ku do të trokasim, sepse ka pasur raste që qytetarët kanë rënë preh e mashtrimit.
Të ushtruarit e një profesioni, nuk mund të jetë cilësor vetëm bazuar mbi njohuritë e marra, por kërkon ta duash atë që bën, kërkon përkushtimin dhe karakterin pozitiv të atij që e ushtron. E kur bëhet fjalë për shërbimet noteriale është edhe më e rëndësishme të dimë në cilën zyrë duhet të shkojmë. Edhe më serioze është prej gati një vitit pas kalimit të të gjitha shërbimeve dhe aplikimeve që duhen kryer online.
Ndër vite numri i të liçensuarve si noterë rritet, por jo të gjithë kanë të njëjtën aftësi në cilësinë e ofrimit të shërbimeve. Dallimin në treg e bën vetëm ai që ka besueshmëri dhe ka treguar që ka një bilanc pozitiv në vite, fal punës së bërë dhe seriozitetit që ka ofruar ndaj klientëve duke nisur nga një qytetar i thjeshtë deri tek biznese, kompani dhe koorporata!
Rasti që do të sjellim sot në startneës, flet për një histori suksesi për një studio noteriale e cila ndodhet përballë shkollës “Petro Nini Luarasi”, rruga “Sami Frashëri”, mbi Coco-Mat, ku çdo arritje e deritanishme lidhet pazgjidhshmërisht me personin që e ushtron, punën e palodhshme për të patur këtë Brand sot! Eshtë një zonjë e cila ka bërë të pamundurën për të arritur suksesin me plot 25 vite punë, prej të cilave 10 notere!
Kush është Edlira (Malaj)  Galanxhi?
Edlira Malaj (Galanxhi), është një zonjë e cila qëllim në vetvete ka pasur të nxënit sa më shumë të dijeve përmes shkollimit, e më pas vënies së tyre në jetë. Ka spikatur që në fëmijërinë e saj duke patur dhe mbështetjen e prindërve për të qenë një fëmijë i edukuar dhe nxënëse shumë e mirë, e cila më pas fal kësaj arkitekture prindërore dhe karakterit të saj do të ngrinte themelet e suksesit të sotëm. Mbi shpatullat e saj ka dy fakultete dhe ka nisur dhe doktoraturën me qëllim kompletimin e njohurive dhe me diplomat e vlefshme për karrierën e saj.
Një sfidë më vete për Edlirën, por që nuk e ka penguar për të qenë kjo që është, ishte dhe të qenit pranë fëmijëve të saj në çdo çast! Ka bërë të pamundurën duke i rritur me mbështetjen maksimale prindërore duke iu ofruar atë ngrohtësi që çdo fëmijë ka nevojë dhe dhënë çdo këshillë të mundshme për të qenë ata që janë sot, të edukuar dhe të ndjekurit e rrugës prindërore, të shkolluarit dhe rendjes pas suksesit të pritshëm të tyre.
Edlira do të bënte të çmos me interesimin, përkushtimin dhe prekjen e çdo gjëje vet, kur bëhet fjalë për familjen. Ka qenë dhe është gjithnjë e tensionuar pozitivisht kur bëhet fjalë që gjërat duhet të shkonin mirë, sikurse donte që fëmijët e saj të kishin lirinë e duhur, por dhe kontrollin e nevojshëm për të mos gabuar për hir të moshës. E në fakt në këtë pikë, ia ka arritur dhe meriton përgëzime sepse dhe ngarkesën e ka patur të madhe nga profesioni! Fal këtij përkushtimi, sot Edlira është jo vetëm një histori suksesi në biznes duke patur një karrierë të suksesshme, por ka dhe fëmijët që studiojnë në shkollat më të mira duke ia justifikuar investimin prindëror. Ata interesohen për mamanë e tyre si shenjë mirënjohje për çfarë ajo iu ka dhënë.
Është drejtuese e zyrës së saj noteriale “E. Malaj (Galanxhi)”, prej 10 vitesh duke spikatur dukshëm në treg, fal besimit të klientëve të cilët janë të shumtë, shtohen fal dhe përvojës. Kur ka kaluar tashmë një dekadë nga ushtrimi i profesionit të Edlirës si notere, në duart e saj kanë kaluar shumë e shumë shërbime nga ato të thjeshtat deri tek besimi i kontratave serioze nga kompani vendase dhe të huaja, por që, më mirë se tek notere Edlira nuk do të gjenin shërbimin cilësor që ata kërkojnë! Sidomos kur bëhet fjalë për të huajt serioziteti dhe profesionalizimi duhet i shkallës sipërore!
Deri më sot secili që ka marrë shërbimin në këtë studio noteriale ka qenë i kënaqur dhe fakti që klientët janë të shumtë, shtohen dita-ditës nga ata qytetarë, deri tek bizneset e vogla, kompani dhe koorporatat, është tregues se emri i Edlirës është i konsoliduar për seriozitetin e saj si njeri, si notere, por dhe stafin që ajo ka përzgjedhur të punojë me ta. Një aftësi jashtëzakonshme e Edlirës ka qenë dhe aftësia e saj komunikuese e ndërlidhur me atë profesionale. Karakterizohet nga thjeshtësia në komunikim dhe një konstatim i tillë vjen dhe nga shoqëria e saj sikurse ata që kanë punuar me të. Kishte dhe ka aftësinë që të mos shfaq tek miqtë dhe shoqëria stresin që rëndom na kap të gjithëve në momente të caktuara nga ngarkesa në punë apo përkushtimin në familje, por në sytë e saj shihje dhe sheh vetëm njeriun e buzëqeshur dhe serioz!
Studio Noteriale “Edlira Malaj Galanxhi” është një studio ligjore me eksperiencë të gjerë në të gjitha fushat e të drejtës civile duke përfshirë; hartimin dhe përpilimin e kontratave për shit-blerjen e pasurive te paluajtshme; konsulence juridike, përkthime dhe noterizime, asistence ligjore për lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë ligjore dhe testamentare si dhe të gjitha shërbimet qeveritare që sot janë online dhe tashmë i kanë kaluar noterit. Studio Studio Noteriale “Edlira Malaj Galanxhi” ka marrëveshje bashkëpunimi me të 14 bankat e nivelit të dytë dhe instucionet e tjera financiare.
Edlira si notere e suksesshme, pedagoge, eksperienca
në administratë dhe sipërmarrje ndërtimi
Edlira Malaj (Galanxhi), përpara vitit 2012 kur mori liçensën e noteres dhe u bë anëtare e Dhomës së Noterëve të Shqipërisë ka punuar në administratën publike dhe kryesisht në një kompani shërbimesh ku rëndësia e komunikimit me klientin është shumë e rëndësishme. Një eksperiencë të vyer Edlira ka dhe në sipërmarrjen e ndërtimit familjar ku ka dhënë kontributin e saj.
Në Drejtorinë e Përgjithshme e Postave sh.a , Tiranë, Edlira Malaj (Galanxhi) ka qenë “Këshilltare”, në Kabinet duke mbajtur dhe të tjera detyra si;  specialiste trajnimi në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, Shërbimeve, Administrative, Juridike. Eshtë kjo një eksperiencë që i ka shërbyer jo pak, sepse edhe në shërbimin postar, në vëmendje të kompanisë ishte shërbimi ndaj qytetarëve ose siç thuhet ndryshe: “Klienti është mbret dhe besimi i shenjtë”.
Kujtojmë që Edlira Malaj (Galanxhi) zotëruese e tre gjuhëve të huaja (italisht, anglisht dhe gjermanisht), me diplomimin për Juridik në Fakultetin e Drejtësisë do të aplikonte për të marrë dhe liçensën e noterit ku do të shfaqte gjatë karriesës së saj aftësi të mira komunikuese dhe organizative, aftësinë për të punuar dhe përshtatur në grup, aftësi që i ka shfaqur jo vetëm në studion e saj noteriale, por dhe në pjesmarrjen e seminareve të organizuara nga Dhoma Kombëtare e Noterëve. Duke qenë dhe njohëse e mirë e programeve kompjuterike, në ushtrimin e aktivitetit, Edlira është përpjekur të punojë sa më shumë për të ngritur nivelin e saj profesional duke shfaqur aftësi organizative në funksion të punës.
Në administratë, veç Postës Shqiptare, Edlira do të ishte dhe Kordinatore Juridike pranë Entit Publik “Sekretariati  Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse”, në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës si dhe ka marrë çertifikatë trajnimi ”Public Governance of Extractive Industries”.  Mësimdhënia është një tjetër angazhim i Edlira Malaj (Galanxhi) ku vazhdon edhe aktualisht pranë Universitetit “Aleksandër Moisiut” në Durrës. Pranë universitetit të qytetit bregdetar Edlira Malaj (Galanxhi) ka dhënë leksione në lëndët; “E drejta civile e përgjithshme”, “E drejtë biznesi”,  “E drejta Romake”, “E drejta familjare”. Të mësuarit sa më shumë, pra të nxënit sa më shumë të dijeve ka bërë që Edlira të mos i ndahet trajnimeve ku ndër të shumtat mund të përmendim trajnimin për; “Marrdhënie tregtare”/shoqëritë tregtare, OJF, personat fizikë dhe juridikë”. Një tjetër trajnim i saj është dhe “E drejta familjare & aspekti gjinor në aktet noteriale”. Trajnim tjetër i rëndësishëm i Edlirës është edhe ai që ka të bëjë me “Parandalimin e Pastrimit të parave dhë luftës kundër terrorizmit” mjaft i rëndësishëm në ditët e sotme. E së fundmi një tjetër trajnim, jo më pak i rëndësishëm është dhe ai që ka të bëjë me “Përgjegjësinë administrative/civile/penale në veprimtarinë noteriale“, pa harruar as trajnimin “Bashkëpronësia e familjes buqësore”. Në plotësim të karrierës së saj akademike pranë Universitetit Mesdhetar, Edlira ka aplikuar për gradën Doktore Shkencash me temën: -“Legjislacioni mjedisor si pjesë e të drejtës ndërkombëtare dhe Shqipëria”.
  

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular