BallinaAktualitetAfera e inceneratorëve/ SPAK lëshon urdhër arreste për Mirel Mërtirin dhe 10...

Afera e inceneratorëve/ SPAK lëshon urdhër arreste për Mirel Mërtirin dhe 10 persona të tjerë. Vihen në pranga 5 prej tyre

SPAK ka lëshuar ditën e sotme disa 11 urdhër arreste për aferën e inceneratorëve.

Burime bëjnë me dije për gazetaren e Panorama.al Nikoleta Kovaçi se në pranga janë vënë 5 prej tyre.

Ndërkohë që 6 të tjerët janë shpallur në kërkim policor. Mes personave që është lëshuar urdhër arresti është dhe Mirel Mërtiri.  Aksioni i uniformave blu me urdhër të Prokurorisë së Posaçme është ende në vijim e sipër.

Pak ditë më parë, SPAK ngriti akuzë zyrtare ndaj Mirel Mërtirit për inceneratorin e Elbasanit. “Shtetasit Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, kanë konsumuar veprat penale të korrupsionit aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” kryer në bashkëpunim dhe “pastrim i produkteve të veprës penale e kryer në rrethana cilësuese në bashkëpunim”, thuhet në aktakuzën e SPAK.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular