BallinaEkonomi“Diçka është duke ndodhur në Shqipëri, ju po e ndjeni në ajër”/...

“Diçka është duke ndodhur në Shqipëri, ju po e ndjeni në ajër”/ Kim: Do kemi më shumë investime amerikane kur të pastrohen gjykatat dhe…

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka folur për rëndësinë e investimeve amerikane në Shqipëri. E pranishme në Asamblenë vjetore të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Kim deklaroi se Shqipëria ka ende shumë mundësi për të ofruar.

Sipas saj, akoma më shumë investitorë amerikanë do të vijnë të investojnë në Shqipëri, por sëpari duhet që të pastrohen gjykatat dhe të zbatohen rregullat.

Yuri Kim: Biznesi dhe shoqëria shqiptare kanë rëndësi. Globalizimi ka sjellë përfitime për SHBA-në. Sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë e kanë bërë të qartë. SHBA i ka dënuar sulmet e Iranit ndaj Shqipërisë. SHBA po punon me qeverinë shqiptare që shitës të besuar. Investimet e SHBA-së në Shqipëri janë më lartë se asnjëherë më parë. Ne synojmë më lartë.

Ka aq shumë talent dhe mundësi që nuk është prekur ende këtu. Diçka është duke ndodhur. Në vendet e tjera ku kam shërbyer, mund të ndjesh kur diçka po ndodhte. Mendoj që tanimë për shkak të ndikimit në ekonomitë tona dhe që ka buruar nga ajo që po bëjnë rusët, ka pak shkurajim.

Po ju them që në bazë të përvojës time, diçka po ndodh në ajër në Shqipëri. Këtu ka mundësi. Nëse nuk do e ndjenit këtu, nuk do të ishit këtu. Të jemi seriozë për identifikimin e pengesave gjatë ardhjes së investimeve amerikane për të lehtësuar. Kur gjykatat të jenë të pastra, do kemi investime amerikane në Shqipëri. Kur investitorët të kuptojnë që rregullat të zbatohen njësoj për të gjithë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular